Asistent në Prodhim
Data e publikimit
28-12-2022
Data e perfundimit
31-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Prodhim
BUKA ka arritur që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arritur që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të kualitetit të lartë. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë.
VEND TË LIRË PUNE:
Posti: Asistent në prodhim
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit në ndërrimin e natës për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
- Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
- Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve.
- Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë e Shkollës së Mesme
- Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
- Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: [email protected]
Konkursi qëndron i hapur prej datës 28 Dhjetor, 2022 deri më 31 Janar, 2023.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.