www.ofertapune.net Zyrtar për PR dhe Marketing dixhital | PunaIme

Zyrtar për PR dhe Marketing dixhital

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-12-2022

Data e perfundimit

04-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të vendimit për përsëritje të konkursit të miratuar me datën 06.12.2022 nga ana e U.d. Kryeshefit Ekzekutiv të NPL PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, e duke u bazuar në nenin nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenit 4 pika 1,2,3,4,5, nenit 5 të udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 6, paragrafi 5, pika 5.1. dhe nenit 12 të Rregullores së Punës, N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv me datë

06.12.2022, e PËRSËRITË:

KONKURSIN PUBLIK

  1. Titulli i vendit të punës: Zyrtar për PR dhe Marketing dixhital në Sektorin e Zhvillimit të Biznesit/ Departamenti i Zhvillimit të Biznesit dhe Marketingut / Një (1) vende pune;
  2. Numri i referencës; NPL –D.M. 06/12/2022;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Shikon për interes të ndërmarrjes, përmbajtjen e rrjeteve sociale apo mediave, ne të gjitha kanalet apo ne platformat digjitale.
  • Kujdeset për përmbajtjen e imazhit to fotografive dhe videove;
  • Azhuron përmbajtjen origjinalë të postimeve dhe sugjeron mënyra kreative për të tërhequr me shumë trafik klientësh ne rrjetet sociale duke promovuar kompaninë;
  • Planifikon dhe ekzekuton të gjithë marketingun digjital, përfshirë SEO / SEM, bazën e të dhënave të marketingut, emali, mediat sociale dhe kampanjat reklamuese të ekranit;
  • Përgatite raporte të sakta mbi performancën e përgjithshme të fushatave të Marketingut në rrjete sociale;
  • Identifikon trendët dhe optimizon shpenzimet dhe performancen bazuar ne njohurit e fituara;
  • Bashkëpunon me ekipin e brendshme për promovimin e produkteve në rrjetet sociale;
  • Zhvillon dhe monitoron buxhetet e fushatave;
  • Identifikon tendencat dhe teknologjitë me të fundit që ndikojnë në aktivitetet e ndërmarrjes.
  • Vlerëson zhvillimet e rëndësishme që ndikojnë ne trafikun ne faqet tonë ne media sociale dhe audiencën e synuar;
  • Raporton në baza ditor, javore dhe mujore tek Udhëheqësi i Sektorit të zhvillimit të biznesit;
  1. Kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit

Kërkesa për punësim (aplikacioni); Dëshmi për shkollimin e noterizuar;

Certifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë se nuk gjenden nën hetime apo për vepra të tjera;

Kopja e letërnjoftimit; Certifikata e lindjes;

Adresa e vendbanimit;

Nr. i telefonit kontaktues si dhe

E-maili kontaktues;

  1. Kualifikimet e nevojshme arsimore, aftësitë specifike dhe përvoja e punës

Diplomë në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing përparësi, Fakulteti i Komunikimit masiv. Njohuri shumë të mira të gjuhën Angleze.

Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative. Menaxhim i përmbajtës sociale në Facebook, Instagram, Linkedin dhe Youtube.

Njohuri bazike ne teknologji dhe terminologji të industrisë. Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale.

Njohuri për funksionimin e strategjive dixhitale. Aftësi të mira për të zhvilluar grafikë për postime dhe fushata.

Përvojë në fushata reklamuese dhe Aftësi të mira për të menaxhuar.

Një vjet përvojë pune.

  1. Kohëzgjatja e emërimit;

– Kontratë në kohë të caktuar si punë provuese prej 6 (gjashtë) muajve me mundësi vazhdimi.

VII. Data e mbylljes së konkursit;

– Konkursi është i hapur në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarik dhe atë nga data 06.12.2022 deri me datën 20.12.2022.

VIII. Mënyra se si merret dhe si dorëzohet formulari i aplikacionit për punësim;

  • Aplikacionet për punësim mund të merren në ueb-faqën zyrtare dhe fizikisht në zyrën e Departamentit të Administratës dhe të njëjtat do të dorëzohen në arshivën e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë.
  1. Afati i dorëzimit të aplikacioneve për punësim;

– Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.