Brend Menaxher, Merchandiser, Vozitës, Faturiste
Data e publikimit
16-09-2022
Data e perfundimit
10-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitat e lartë përmendura.
1.Brend Menaxher
Përgjegjësitë për pozitën: Brend menaxher
- Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit vijues të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
- Zbaton dhe menaxhon planin vjetor te shitjes;
- Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes;
- Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve-shitjes-stoqeve;
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun);
- Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi me klientët;
- Si dhe detyra tjera sipas kërkesës;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante(drejtimi menaxhment është i preferuar);
- Së paku dy (2) vite përvojë në fushën e menaxhimit (shitje);
- Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jenë analist të mirë;
- Fleksibilitet dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
- Të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Të posedojë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve te huaja është përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në përdorimin e MS office;
2.Avansues i shitjes – Merchandiser
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti);
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
3.Vozites Kategoria B, C, C1
- Përgadit dhe ngarkon mallin për dërgim tek blerësi në bazë të fletë faturës;
- Transporton mallin e kompanisë te blerësi;
- Dokumentacionin për pranim- dorezimin e mallit e kthen të nënshkruar dhe vulosur nga blerësi;
- Në baza ditore dorëzon edhe mjetet e gatshme që i ka marre nga blerësi me dëftesë të nenshkruar nga blerësi;
- Në rast të mospranimit të mallit nga blerësi të njëjtin e kthen në depo, dhe te zyra e shitjes dorëzon dokumentin të pranuar dhe nënshkruar nga menaxheri i depos;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1;
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
4.Faturiste
- Ben kalkulimin e faturave shitëse ne nivel te kompanis, kthimet e mallit dhe levizjet interne;
- Mirëmbanë faturat dhe dokumentet në dosjet përkatëse (arkiva);
- Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte tek menagjeri;
- Kryen punë të tjera operative që kërkohen në Departamentin e Financave;
- Si dhe detyra tjera sipas kerkeses;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
- Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në financa;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos MS office;
- Njohja e gjuhës angleze do të jetë përparësi;
- Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
- Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]
Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Faturiste, Brend menaxher etj…).
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30.09.2022.