Menaxher i Shitjes
Data e publikimit
12-09-2022
Data e perfundimit
24-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
POZITA: Menaxher i Shitjes
REFERENCA: MC-023-22
QYTETI: Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e E-Commerce, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Identifikon dhe bënë hulumtimin e klientëve potencial për të ndihmuar zhvillimin e biznesit.
- Identifikon dhe zhvillon produkte të reja në industrinë e postave të shpejta.
- Menaxhon marrëdhëniet me klientë ekzistues me oferta të trendeve të reja.
- Koordinohet me Drejtorin e kompanisë për të zhvilluar prezantime të projekt propozimeve.
- Mbledh informata dhe bënë negocimin e kontratave me klientët të ri.
- Monitorimi analitik i bizneseve ekzistuese dhe mundësisë për rritjen e profitit të performancës së kompanisë.
- Ndjek trendet e fundit botërore dhe konkurrencën duke i diskutuar ato me ekipin.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë universitare në drejtimet e Administrim Biznesi apo të fushave të ngjashme.
- Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të shitjes apo industri ekuivalente.
- Aftësi për të punuar i pavarur dhe në ekip.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
- Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe digjitale.
- I/E familjarizuar me mjetet prezantuese dhe metodologjinë e punës.
OFERTA:
- Orari i plotë (Hënë-Premte).
- Sigurim shëndetësor.
- Laptop dhe pajisje përcjellëse.
- Telefon dhe mbulim i shpenzimeve të telefonit.
- Shfrytëzim i automjeteve të kompanisë apo mbulim i shpenzimeve të automjetit personal.
- Mundësi për të punuar në një kompani me prestigjioze me ekip profesional.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 28.09.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.