Marketing Specialist, Social Media Specialist
Data e publikimit
02-09-2022
Data e perfundimit
02-10-2022
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Marketing Specialist
Përgjegjësitë e specialistit të marketingut:
- Zhvillimi dhe zbatimi i planeve dhe strategjive të marketingut.
- Zhvillimi i hulumtimeve dhe analizave për sektorin e luleve, dekoreve dhe organizimeve.
- Hulumtimi dhe përcjellja e vazhdueshme e konkurrentëve të sektorit.
- Hulumtim i vazhdueshem për të kuptuar kërkesat dhe shprehitë e blerjes/zgjedhjes së klientëve.
- Vendosja e qëllimeve dhe objektivave për të arritur target grupën e klientëve, përmes kanaleve të duhura të marketingut (dixhitale dhe tradicionale).
- Promovimi i markës përmes kanaleve dhe aktiviteteve të marketingut.
- Krijimi i materialeve të marketingut për produktet përcjellëse për lule dhe dekore, materialeve për kanalet në platforma online dhe kanale të tjera marketingu.
- Mbështetja e ekipit të Grandit me aktivitetet dhe materiale e marketingut, duke përfshirë optimizimin, reklamimin, mediat sociale, marketingun e drejtpërdrejtë dhe planifikimin e ngjarjeve motivuese ekipore.
- Krijimi i raporteve javore të shitjes për Grand Flowers, dhe analizimi i statistikave të kampanjave të marketingut, duke përfshirë rezultatet e fushatës, normat e konvertimit dhe trafikun në internet, në mënyrë që të përmirësohen strategjitë dhe fushatat e ardhshme të marketingut.
- Kryerja e detyrave të tjera relevante të marketingut kur kërkohet apo vlerësohet se është e nevojshme.
Kriteret e nevojshme:
- Përvojë pune në fushën e marketingut minimum 3 vite
- Gatishmëri për tu zhvilluar dhe trajnuar vazhdimisht
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në : [email protected]
Social Media Specialist
Përgjegjësitë e specialistit të rrjeteve sociale:
- Krijimi i kontentit tekstual sipas udhëzimeve strategjike dhe gjuhës së brandit për kanalet online dhe web faqe.
- Përpunimi i planit javor për postímet në platforma online.
- Bashkëpunimi me ekipin e Grand Flowers duke krijuar produkte kreative dhe unike që do të tërheqin vëmendjen e klientëve në kanalet online.
- Fotografimi i produkteve, përcjellja për editim dhe postimi i tyre.
- Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfshirë komunikimin me klientë bashkëpunëtorë dhe përcjelljen e porosive tek ekipi përgjegjës.
- Kryerja e detyrave të tjera relevante të marketingut kur kërkohet apo vlerësohet se është e nevojshme.
Kriteret e nevojshme:
- Përvojë pune në social media marketing minimum 1 vit
- Gatishmëri për tu zhvilluar dhe trajnuar vazhdimisht
- Njohja e platformave dixhitale
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në : [email protected]