Menaxher/e
Data e publikimit
01-09-2022
Data e perfundimit
25-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
KATEGORI MENAXHER/E
Prishtinë
Përgjegjësitë kryesore:
- Është përgjegjës për shitjet, profitin, marzhën dhe rrotullimin e kategorive të produkteve të cilat ka nën menaxhim, si dhe planifikimin dhe zbatimin e strategjive adekuate për këto kategori.
- Identifikon mundësitë e përfitimeve duke negociuar marrëveshje më të favorshme me furnitorë
- Siguron furnizimet adekuate për të plotësuar nevojat e kompanisë duke marrë në konsideratë aspektet financiare, cilësinë dhe logjistikën
- Menaxhon zbatimin e fazës testuese për produktet e reja
- Menaxhon dhe kontrollon ndryshimet e çmimeve konform kontratave në fuqi
- Identifikon mundësitë e përfitimeve duke negociuar marrëveshjet për furnizim me furnitorët për të arritur kostot më të ulëta të mundshme të blerjes për kategoritë që i ka nën menaxhim në mënyrë të vazhdueshme
- Zhvillon strategji dhe plane vjetore të cilat përfshijnë: pozicionimin dhe çmimet, shitjet e parashikuara, fitimin bruto, elemente për taktikën e vendosjes së produkteve në rafte
- Menaxhon procesin e zhvillimit të produktit për kategori të caktuar
- Kontrollon zbatimin e planeve mujore si dhe evidenton mospërputhjet në shitje të buxhetuara dhe bruto fitim, si dhe modifikimin e tyre në bazë të trendit të shitjes
- Zhvillon strategji dhe plane vjetore, të cilat përfshijnë pozicionimin dhe çmimet, shitjet e parashikuara, fitimin bruto e të tjera
- Zhvillon dhe krijon aktivitete promocionale për grupe produktesh në bashkëpunim me departamentet përkatëse
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Eksperiencë pune në biznes/shitje apo të ngjashme minimum dy (2) vite
- Preferohet diplomë universitare në Marketing/Biznes
- Njohje e gjuhës angleze
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negocimit
- Aftësi të vendimmarrjes dhe organizimit
- Aftësi të punojë i pavarur dhe në ekip
- Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në [email protected] dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.
Konkursi do të jetë i hapur prej datës 1 Shtator 2022 deri më 30 Shtator 2022.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.