Këshilltar i Shitjes
Data e publikimit
12-08-2022
Data e perfundimit
31-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania e Sigurimit të Jetës “ILLYRIA Life” për shkak të rritjes së shpejtë dhe afarizmit të suksesshëm është në kërkim të punonjësve në pozitën:
KËSHILLTAR I SHITJES në fushën e Sigurimit të Jetës
Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedisë stimulues të punës, i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e talentit tuaj. Keni dëshirë për ngritje personale dhe profesionale.
Atëherë ne ju ftojmë për bashkëpunim afaristë.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
- Niveli i lartë i edukimit
- I/E orientuar drejtë shitjes
- Ambicioz/e
- Kreativ/e
- Punëtor/e
- I/E besueshëm/me
- Vetë-iniciativë/e
Çka ju ofrojmë bashkëpunëtorëve të rinj:
- Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
- Edukim dhe trajnim të rregullt
- Paga bazë, dhe të ardhura shtesë të pakufizuara nga shitja e realizuar
- Fitimi i përvojës në shitje dhe punës me klient
- Fitimi i aftësisë komunikuese
Besojmë se CV – ja juaj (pa foto) do të na bindë se ju jeni personi i duhur për këtë pozitë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite shumëvjeçare, sillni motivimin dhe energjinë tuaj në “ILLYRIA Life”.
Të interesuarit, luten të dërgojnë CV–it e tyre në adresën: [email protected]
Konkursi do të jetë i hapur deri me 31.08.2022
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda një periudhe të shkurtër.