www.ofertapune.net Vende të lira të punës (7) | PunaIme

Vende të lira të punës (7)

Kompania

Komuna e Prishtinës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02/07/2020

Data e perfundimit

16-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.037L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E PRONËS
POZITA: Zyrtar/e për çështje pronësore – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 6
LLOJI I POZITËS: i karrierës
POZITA FUNKSIONALE: Niveli profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE :
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi i Sektorit.

DETYRAT E PUNËS:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse
  • Kryen detyra të kërkuara në fushën profesionale specifike brenda afateve kohore të caktuara
  • Harton aktet juridike si kontrata, marrëveshje, vendime e shkresa të ndryshme sipas procedurave që duhet ndjekur
  • Kryen detyra në fushën profesionale specifike në mbikëqyrje të përgjithshme
  • Zhvillon procedurën për shpronësim të pronës në pronësi private dhe shoqërore
  • Zhvillon procedurën e këmbimit të pronës komunale me pronë private
  • Zhvillon procedurën për lëndë të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësi të drejtpërdrejt
  • Ofron përkrahje në fushën specifike profesionale për stafin e nivelit më të lartë profesional sipas kërkesës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrativelteknike në fushën profesionale
  • Aftësi për të punuar me vet iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara
  • Shkathtësi të mira të komunikimit përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhëne udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivel administrativ dhe teknik
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve( VVord, Exel. Povver Point. Access):
  • Diplomë universitare drejtimi Juridik pa përvojë ose shkolla e lartë me 2 vite përvojë pune.

POZITA: Zyrtar/e i/e të hyrave financiare – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
POZITA FUNKSIONALE: Niveli profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE :
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi i Sektorit.

DETYRAT E PUNËS:

  • Përgatitë forma standarde për të gjitha shërbimet me pagesë që ofrohen nga institucioni dhe kujdesët që të hyrat të jenë me legjislacionin në fuqi:
  • Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së:
  • Barazon Llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo 3 mujorët e vitit fiskal:
  • Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe Bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK:
  • Klasifikon të hyrat sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen të hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të thesarit në SIMFEK:
  • Përgatitë planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues:
  • Krahason dhe verifikon çdo pagesë me raportet e specifikuara dhe të regjisttuara në FREE BALANC SIMFK:
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimet e vendit të punës të cilat mund të krijohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Njohuri të thellë në fushën e të hyrave financiare:
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme:
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access)
  • Diplomë universitare, drejtimi Ekonomik, Juridik dhe Administratë publike, minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

POZITA: Zyrtar/e i/e pasurisë – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
POZITA FUNKSIONALE: Niveli profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE :
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi i Sektorit.

DETYRAT E PUNËS:

  • Regjistron dhe administron pasurinë e institucionit në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore
  • Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e pasurisë dhe përgatitë gjithë dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë- tjetërsimit
  • Kontrollon dhe mirëmban të gjitha informatat e nevojshme për pasurinë në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi
  • Bashkëpunon me zyrtaret për pranimin e pasurisë dhe me zyrtarët e financave për sigurimin e të dhënave të sakta dhe detajuara për pasurinë
  • Përgatitë dhe ofron të dhëna mbi vlerat e regjistruara të pasurisë për nevoja të raportimit financiar
  • Në çdo fund viti dhe sipas nevojës i regjistron të dhënat mbi pasurinë në regjistrin e pasurisë pasi që pasuritë të jenë klasifikuar dhe të jenë kryer vlerësimet nga ana e komisionit përkatës
  • Siguron zbatimin e standardeve të kontabilitetit mbi evidentimin dhe zhvlerësimin e pasurisë
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Njohuri profesionale specifike në menaxhimin dhe administrimin e pasurisë:
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës:
  • Aftësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ,
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit:
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access):
  • Diplomë universitare, drejtimi Ekonomik, Juridik dhe Administratë publike, minimum 2 vite përvojë pune.

DREJTORIA E BUJQËSISË
POZITA: Zyrtar/e për bujqësi — një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Përgatitë edhe prezanton planin me të priturat përkatëse për aktivitetet e ndryshme në sektorin e lavertarisë
  • Organizon dhe kujdeset për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara për implementimin në fushën e lavërtarisë
  • Organizon, planifikon dhe mbështetë hartimin e politikave programeve dhe udhëzimeve për fushën e lavertarisë
  • Planifikon monitorimin vjetor të sipërfaqeve të mbjellura me kultura bujqësore me qellim të dhënjës së këshillave fermerëve në lidhje me ndërmarrjen e masave lavertare
  • Ofron mbështetje teknike dhe profesionale në organizimin e trajnimeve mbi mbjelljën e kulturave lavertare
  • Organizon aktivitete rreth përgatitjes së broshurave, vvorkshopeve dhe evenimenteve të ndryshme informative për fermerët dhe palet e interesuara lidhur me teknologjitë e reja në sektorin e lavertarisë
  • Organizon zbatimin e kornizës legjislative — rregulloreve si dhe krijimin dh emirëmbajtjen e mekanizmave bashkpunues me institucionet shkencore, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat lidhur me aktivitetet në lavërtari
  • Organizon grumbullimin, inventarizimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në lavërtari për palët e interesuara
  • Sipas nevojës kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi I punës së vet Brenda sektorit të bujqësisë dhe lavërtarisë.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare, Fakulteti i Bujqësisë drejtimi i bujqësisë, lavërtarisë, mbrojtje bimore minimum 2 vite përvojë pune profesionale
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access)
  • Aftësi për të punuar në presion të punës
  • Njohës i teritorit të Komunës së Prishtinës
  • Aftësi organizative dhe koordinuese.

POZITA: Zyrtar/e për prodhimtari bimore — një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Përgatitë edhe prezanton planin me të priturat përkatëse për aktivitetet e ndryshme në mbrojtjen e bimeve:
  • Organizon dhe kujdeset për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara për implementimin në fushën e mbrojtjes së bimëve:
  • Organizon, planifikon dhe mbështetë hartimin e politikave programeve dhe udhëzimeve për fushën e mbrojtjen e bimëve:
  • Planifikon monitorimin vjetor të sipërfaqeve të mbjellura me kultura bujqësore me qellim të dhënjës së këshillave fermerëve në lidhje me ndërmarrjen e masave mbrojtëse:
  • Ofron mbështetje teknike dhe profesionale në organizimin e trajnimeve mbi mbi menaxhimin e integruar të semundjeve, dëmtuesve dhe barojeve të këqija të cilat i prekin kulturat bujqësore,
  • Organizon aktivitete rreth përgatitjes së broshurave, vvorkshopeve dhe evenimenteve të ndryshme informative për fermerët dhe palet e interesuara lidhur me teknologjitë e reja në mbrojtjen e bimëve:
  • Organizon zbatimin e kornizës legjislative — rregulloreve si dhe krijimin dhe emirëmbajtjen e mekanizmave bashkpunues me institucionet shkencore, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat lidhur me aktivitetet në mbrojtjen e bimëve,
  • Organizon grumbullimin, inventarizimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mbrojtjen e bimëve për palët e interesuara:
  • Sipas nevojës kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i punës së vet brenda sektorit të bujqësisë dhe dhe mbrojtjës së bimëve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Diplomë universitare, Fakulteti i Bujqësisë drejtimi mbrojtje bimore, zhvillimit rural, teknologji, minimum 2 vite përvojë pune profesionale:
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access):
  • Fleksibilitet dhe aftësi për tu përballur me situata të reja dhe sfiduese:
  • Njohës i teritorit të Komunës së Prishtinës
  • Aftësi organizative dhe koordinuese.

DREJTORIA E SHËNDETËSISË
POZITA: Zyrtar/e për shëndetësi — një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën e shëndetësisë të nivelit primar
  • Kryen detyra e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara
  • Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve dhe rekomandime për shqyrtim nga nivelet e larta rreth detyrave ose projekteve të specializuara të miratuara
  • Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë
  • Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre
  • Ofron këshilla në fushën e shëndetësisë të nivelit primar
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe
  • Kryen edhe detyra tjera brenda fushëveprimit të sektorit dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, me kërkesë të Kryetarit të Komunës apo Drejtorit të Shëndetësisë.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme:
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit:
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access)
  • Diplomë universitare, drejtimi mjekësi (e përgjithshme, stomatologji, farmaci), infermieri, juridik, ekonomik, minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

DREJTORIA E INSPEKCIONIT

POZITA: Asistent administrativ  — një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI: 5
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel teknik administrativ
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Siguron mbeshtetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë posten zyrtare, telefonatat, skanimi, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe hartimin e dokumentave për takime të ndryshme
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korospodencën, raportet, memorandumet dhe e-mailit për mbikqyrsin
  • Pranon dhe shpërndan korospondencën për mbikqyrësin dhe kujdeset për mbarvajtjen e saj
  • Ruan dhe e mirëmban sistemin elektronik dhe kopje fizike të dokumenteve dhe dosjet e zyrës së mbikqyrsit
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikqyrsin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonje problem administrative dhe teknik
  • Kryen detyra tjera specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara :

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel)
  • Arsimim i mesëm, trajnimi përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Data e shpalljes se Konkursit — 02/07/2020 deri me dt. 16/07/2020

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

Shërbimi Civil i Komunës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikime nga meshkujt dhe femrat e të gjitha komuniteteve të Kosovës “

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.

KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 0212010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.

Pas përgatitjes së listës së ngushtë të kandidatëve, këtyre kandidatëve do të ju kërkohen kopjet e dokumenteve të vërtetuara nga organi kompetent(diploma dhe kontrata e punës ose vërtetimi i përvojës e punës) nëse ato nuk janë dorëzuar të vërtetuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.

Fletë aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038 1 230 — 900 lokali 10 -70.