Roje të Sigurimit Fizik ( Sigurim Themelor) (50)
Data e publikimit
14-06-2022
Data e perfundimit
01-01-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Sigurim
Aftësitë dhe njohuritë teknike të ekipit tonë të menaxhimit të sigurisë garantojnë një partneritet dinamik, të fuqishëm dhe të qëndrueshëm që siguron një nivel të ri të shërbimeve të sigurimit të cilësisë së lartë për të dy sektorët publik dhe privat në Republikën e Kosovës
Në jemi në shërbim të klientëve 24×7 me shërbimet tona profesionale të sigurisë..
Vërejtje: Për secilin puntor/e (Guard) kompania ofron Sigurim Shëndetësor Individual, që të punësuarit/et në kompaninë tonë të ndihen më të sigurtë dhe më komod në punë dhe në jetën e tyre.
Si Kompani Inkurajojmë fuqishëm edhe gjininë Femrore që të i bashkohen ekipit tone.
Gjithashtu ofrojmë Paga konkuruese në treg, më një sistem të mirërregulluar financiar, me pagesa të plota të kontributeve bazuar në ligjet në fuqi.
Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të klientelës së kompanisë, INTERNATIONAL SECURITY njofton për hapjen e vendeve të lira të punës, me mundësi punësimi të menjëhershëm dhe ofrojmë kontrata për kohë të caktuar si dhe Kontrata afatgjatë.
Roje të Sigurimit Fizik ( Sigurim Themelor) (50)
Lokacioni: Prishtinë, Lipjan, Drenas, Hajvali, Shkabaj,
Ofrojmë Avancim në karrierë si dhe kushte të mira të punës. Përparësi kanë personat të cilët janë të licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kualifikimet dhe aftësitë që duhet ti kenë kandidatët/et:
- Të kenë të përfunduar të paktën shkollimin fillor (preferohet shkollimi i mesëm)
- Vertetimin nga gjykta kompetente që nuk është nen hetime
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët/et e interesuar/a mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09:00 – 17:00 në zyret Qëndrore të Kompanisë. Adresa: Rr. “Imzot Nikëprelaj”, Ulpianë (afër Fontanës, afër Konvikteve) apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]
Afati për aplikim është i hapur deri më datën: 14.07.2022