Komercialist, Shitës Ambulantiv, Pirunist, Ndihmës Depoist
Data e publikimit
25-05-2022
Data e perfundimit
24-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:
KOMERCIALIST, SHITËS AMBULANTIV, PIRUNIST, NDIHMËS DEPOIST (x4)
- Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Komercialist:
- Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
- Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
- Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
- Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
- Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.
- Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës ambulantiv:
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
- Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Pirunist:
- Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
- Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
- Përgatit porositë e ditës së nesërme.
- Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.
- Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës depoist:
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
- Orari i punës është prej 14:00 deri 22:00.
- Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
- Patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 26 qershor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.