Punëtorë në prodhim (2), Agjent/e i/e Shitjes, Menaxher në prodhim
Data e publikimit
24-05-2022
Data e perfundimit
31-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Kompania Fresh-Co me seli në Pejë e cila merret me prodhimin e produkteve higjienike dhe sanitare shpall konkurs në katër vende pune për pozitën:
Punëtorë në prodhim – (2)
Agjent/e i Shitjes – (1)
Menaxher ne repartin e prodhimit – (1)
Për Pozitën Punetore në Prodhim
Detyrat e punës
- Përgjegjës për linjën e prodhimit ose pozitën ku i caktohet në prodhim
- Të ketë kujdes të veçant gjatë procesit të prodhimit
- Asiston ose zëvëndëson koleget tjer sipas nevojës
Kualifikimet
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion
- Të jetë në gjendje të punojë në grup
- Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen
- Përparësi kan kandidatët që kanë eksperiencë pune në prodhim
- Përparësi kanë kanditatët që kanë njohuri për makinerit prodhuese
Për Pozitën Agjent/e i Shitjes
Detyrat e punës
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
- Zbaton planin e parashikuar të shitjes
- Analizon prezencën e produkteve në treg
- Përcjell konkurrencën në treg
- Prezanton produktet e kompanisë
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë
- Raporton në baza ditore menagjerit
- Të jetë në gjendje për të maksimizuar promovimin dhe shitjet
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes
Kualifikimet
- Përparësi kan kandidatët që kanë eksperienc pune në shitje së paku 1 vitë
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative
- Të ketë patent të kategoris B
- Përparsi kanë kandidatët që kanë diplomë universitare në menaxhment, marketing apo fushë të ngajshme.
Për Pozitën Menaxher në Repartin e Prodhimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon dhe organizon procesin periodik të prodhimit (ditor/javor/mujor);
- Sigurohet për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Vendos standartet e kontrollit të cilësisë;
- Harton dhe mbikqyr procesin e prodhimit për të garantuar ecurinë e tij pa problem dhe shpërndarjen në kohë të të gjitha porosive;
- Komunikon çdo problem në lidhje me procesin e prodhimit, sa më shpejt të jetë e mundur;
- Planifikon dhe manaxhon të gjithë procesin e porosisë dhe blerjes së lëndëve të para;
- Planifikon dhe organizon riparimin & mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve të prodhimit;
- Sigurohet që cilësia e çdo produkti që prodhohet të jetë brenda standartit të vendosur nga kompania;
- Harton procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike;
- Koordinon rrjedhën e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore, duke komunikuar pjesëmarrjen, postet e punes, performancën, kohën e lejes për të shmangur ndërprerjet e procesit në fabrikë;
- Harton dhe ekzekuton programet parandaluese dhe korrigjuese të mirëmbajtjes. Sigurohet që makineritë janë gjithë kohën në punë;
- Sigurohet që punonjësit punojnë në përputhje me standardet e kompanisë dhe departamentit për cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë;
- Orienton dhe trajnon punonjësit e rinj sipas nevojës duke përfshirë edhe disiplinimin e punonjësve sipas politikave të kompanisë dhe sipas nevojës.
Kualifikimet dhe Përparësitë
- Përparësi kanë Kandidatët me Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme. Diplomat e niveleve më të larta përbëjnë avantazh;
- Përparësi kanë Kandidatët me eksperiencë pune në industrinë përkatëse;
- Aftesi të shkëlqyera komunikimi;
- Patent Shofer kategoria B.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.
Të gjithë të interesuarit të na kontaktojn në:
Tel: 049 366 560
Email: [email protected]
Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.