Zhvillues Tregu (Market Developer)
Data e publikimit
23-05-2022
Data e perfundimit
26-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Rukolli Distribution shpall konkurs pune per:
Pozita: Zhvillues Tregu (Market Developer)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Gjetja e klientëve të rinjë, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjes sipas objektivave;
- Realizimi i vizitave ditore në teren, prezantimi dhe shitja e produkteve në teritorin e Kosovës ;
- Zhvillimin e tregut, ruajtjen dhe krijimin e marrëdhënieve të mira me klientët si dhe krijimi i marrëdhenieve të qëndrueshme me klientet në baza ditore;
- Mirëmbajtja e kontratave ekzistuese si dhe gjetja e klientëve të rinjë potencial;
- Rritja e distribucionit dhe vizibiltetit në on-trade për të gjithë portofoline kompanisë;
- Menaxhimin, monitorimin dhe analizimin e përformancës së agjentëve të shitjes
- Kontrolli i stokut, parashikimi i porosive në kohë;
- Vlerësimi i sasisë së porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve apo mbingarkimin e tepërt;
- Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
- Mban evidenca dhe përpilon raporte të ndryshme lidhur me blerësit e kompanisë;
- lnformohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut përkatës;
- Analizon prezencën e produkteve në treg si: konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj;
- Në kordinim me mbikqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;
- Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për cilen do vërejtje apo sygjerim që mund të vij nga ana e blerësit ;
- Raporton për punën ditore në teren, referon vështërsitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
Kualifikimet
- Arsim të lartë (preferohet fakulteti ekonomik);
- Minimumi 2 vjet përvojë pune në lëminë përkatëse;
- Të jetë i/e shkathë, fleksibil dhe i motivuar për punë;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe menaxhimit të kohës;
- Duhet të kenë njohuri të mira të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të këtë patent shofer, kategoria B.
Te interesuarit te lajmerohen ne: [email protected]