Depoist
Data e publikimit
16-06-2022
Data e perfundimit
17-06-2022
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Doni të punoni në një ambient të bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë mos hezitoni të aplikoni në pozitën e hapur të OIL KS SH.P.K, distributor i produkteve të brendit CASTROL Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim.
Depoist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen pranimin e mallit në depo, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas procedurave
- Kontrollon mallin e pranuar/shkarkuar, konkrektisht sasinë, cilësinë, dhe identifikon cdo dëmtim të mallit dhe informon menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
- Angazhohet në punët dhe aktivitetet e përditshme në depo
- Mbanë përgjegjësi për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standardeve të përcaktuara
- Bënë vendosjen e mallit në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo me makineri adekuate
- Përcjell dhe angazhohet në shpërndarjen në kohë të porosive
- Mirëmban regjistrat, raporton informatat përkatëse, si dhe bën përgaditjen e dokumentacionit të nevojshëm
- Organizon dhe angazhohet në ciklin e rregullt të numërimit të stokut.
- Mbanë përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo
- Angazhohet për përmirësimin dhe mbarëvajtjen e proceseve në depo
- Kryen detyra tjera të kërkuara nga menaxheri sipas nevojës
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë punë në depo
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme
- Njohuri dhe përvojë në përdorimin e pironierit
- Njohuri në përdorimin e produkteve të MS Office
- Aftësi të mira organizative dhe të komunikimit
- Aftësi për tu adaptuar në një ambient dinamik dhe sfidues të punës
- Patent shoferi: Kategoria B, C1 – preferohet