Shitës/e
Data e publikimit
10-05-2022
Data e perfundimit
29-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Enza Home Kosovë eshte franshizë mobileri e regjistruar në emër të kompanisë Prestige Francais SHPK në Kosovë, shpall konkurs për pozitën::
- Shitës/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Prezantimi i produkteve dhe kryerja e shërbimeve sipas rregullave të menaxhmentit
- Harmonizimi/rregullimi i produkteve sipas rregullave të kompanisë
- Mbajtja e evidencës së produkteve duke konfirmuar çdo mungesë, parregullësi etj
- Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve efektive me klientët aktual dhe potencial
Kushtet
- Të ketë eksperiencë punë në shitje më së paku 1 vit
- Të ketë aftësi të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze
- I përgjegjshëm në punë dhe aftësi të mira bashkëpunimi
- Diploma universitare përbën avantazh
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën [email protected] , deri me 27.05.2022.
Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.