Asistent Financiar (2)
Data e publikimit
05-05-2022
Data e perfundimit
31-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PUNE
Devolli Corporation – Njësia ‘’LLD’’ SH.P.K shpallë konkurs pune:
Titulli i Pozitës: Asistent Financiar (2)
Lokacioni: LLD, Prishtinë
Data e hapjes: 05.05.2022
Data e mbylljes: 20.05.2022
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
- Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
- Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
- Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
- Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
- Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
- Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
- Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
- Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
- Gatitshmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
- Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
- Të ketë përvojë minimum njëvjeçare në fushën e Financave,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze,
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
- Aftësi analitike në punë,
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
- Të jetë i/e aftë të punoj në grup dhe punë individuale.
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre së bashku me foto përmes e-mailit: [email protected]