www.ofertapune.net Shitës Ambulantiv (3) (Prishtinë, Istog) | PunaIme

Shitës Ambulantiv (3) (Prishtinë, Istog)

Kompania

Mokne

Lokacioni

Burim , Prishtinë

Data e publikimit

06-05-2025

Data e perfundimit

04-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Prishtinë (2)  Istog (1)

Pozita e punës: Shitës ambulantiv

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zbaton planet e shitjes të përcaktuara nga menaxhmenti;
  • Bënë vizita të rregullta sipas route planeve të kompanisë;
  • Bënë koordinimin e pagesave të klienteve me menaxhmentin;
  • Përmbush targetet mujore të caktuar nga kompania;
  • Mban raporte korrekte dhe profesionale me klientet ekzistues dhe ata potencial;
  • Bënë identifikimin e klientave potencial;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të kenë përvoje pune në shitje se paku një vit;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patentë shofer të kategorisë B;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] apo përmes butonit më posht “Apliko këtu”.

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.

Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?