www.ofertapune.net Mjeshtër për Mobileri | PunaIme

Mjeshtër për Mobileri

Kompania

Sopex

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

01-05-2025

Data e perfundimit

31-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Pozita: Mjeshtër për Mobileri

Mjeshtri për mobileri është përgjegjës për projektimin, përgatitjen dhe prodhimin e pjesëve të mobilieve prej druri apo materialeve kompozite, duke siguruar cilësi të lartë sipas standardeve të SOPEX. Ky rol kërkon mjeshtëri të avancuar në punimin e drurit, përvojë me makineri të specializuara dhe sy kritik për detaje.

SOPEX gjithashtu pranon aplikime për Montera për Mobileri, dhe Praktikant Arkitekture

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike, skicave dhe porosive të klientëve.
  • Zgjedhja dhe përgatitja profesionale e materialeve (dru, MDF, ivericë).
  • Përdorimi i makinerive CNC, sharra formatuese dhe pajisje të tjera të prodhimit të mobilerisë.
  • Montimi paraprak i komponentëve për kontroll cilësie përpara lyerjes ose laminimit.
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe mirëmbajtja periodike e pajisjeve të punës.
  • Bashkëpunimi me dizajnerët dhe departamentin e prodhimit për optimizimin e proceseve.
  • Trajnimi i punëtorëve të rinj mbi teknikat e avancuara të punimit të drurit.

Kompetencat:

  • Aftësi të shkëlqyera teknike dhe precize në përpunimin e drurit.
  • Kreativitet dhe zgjidhje efikase të problemeve strukturore.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe standardeve të cilësisë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të koordinuar projekte komplekse.

Kualifikimet:

  • Pëparsi kanë aplikantët me arsim profesional në Fushën e prodhimit/përpunimit të Drurit, Teknologji Druri ose të ngjashme
  • 5+ vite përvojë si mjeshtër për mobileri.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e makinerive CNC dhe të ngjashme (pëparësi por jo e domosdoshme)

Lokacioni: Bardh i Madh, Fushë Kosovë

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?