Menaxher Marketingu
Data e publikimit
05-05-2025
Data e perfundimit
10-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Pozicion i hapur: Menaxher Marketingu
Jemi në kërkim të një Menaxher Marketingu energjik dhe kreativ për të bashkuar forcat me ekipin tonë!
Nëse je pasionant/e për marketingun, ke aftësi të shkëlqyera organizimi dhe kreativitet për të sjellë ide të reja, kjo është mundësia jote!
Çfarë do të bësh konkretisht?
- Organizimi dhe ndjekja e fushatave promocionale mujore dhe sezonale (planifikimi, realizimi dhe analiza)
- Krijimi dhe koordinimi i përmbajtjes për rrjetet sociale dhe komunikime të tjera (tekste, imazhe, video)
- Koordinimi me dizajnerët grafikë dhe agjencitë e marketingut për materialet promocionale (broshura, postera, billboard, etj.)
- Menaxhimi i kalendarit të marketingut dhe ndjekja e afateve për çdo fushatë
- Organizimi i eventeve të brendshme dhe të jashtme (hapje dyqanesh, aktivitete promovuese, bashkëpunime)
- Përgatitja e raporteve analitike mujore për performancën e fushatave dhe rrjeteve sociale
- Ndihmesa në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital ( reklama online, SEO/SEM)
- Kërkimi dhe propozimi i ideve të reja për promovimin e produkteve dhe shërbimeve
- Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit të materialeve marketingu ( dhurata promocionale, stenda etj)
- Mbështetja në ndjekjen e bashkëpunimeve
- Zbatimi i standardeve të brand-it në të gjitha komunikimet vizuale dhe tekstuale online dhe dyqanet fizike
- Monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe trendeve të tregut
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë pune të paktën 2–3 vite në pozicione të ngjashme
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve dhe punën në grup
- Njohuri shumë të mira të mjeteve të marketingut digjital (Meta Ads, Google Ads, Canva ose mjete dizajni të thjeshta)
- Njohuri bazë mbi analitikën digjitale (Google Analytics, statistikat e rrjeteve sociale)
- Aftësi shumë të mira organizative, të menduarit kreativ dhe të punuarit nën presion
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (e preferuar B2)
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune energjik dhe bashkëpunues
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional
- Mundësi për të qenë pjesë e projekteve kreative
- Pagesë konkurruese
Apliko tani duke dërguar CV-në tënde dhe një letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]