Asistente e Financave dhe Administratës (2)
Data e publikimit
30-04-2025
Data e perfundimit
20-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PUNE
Titulli i pozitës: Asistente e financave dhe administratës
Vendi i Punës: Magjistralja Prishtinë – FushëKosovë
Departamenti/Sektori: Financa/Front Interior & Front Exterior
Lloji i pozitës: Orar të plotë; Kontratë pune
Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:
- Asistente në Sektorin e Financave dhe Administratës – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban evidencën e shitjeve dhe shpenzimeve ditore për njësitë e ndryshme
- Ruan kontaktin me furnitorët në lidhje me detyrimet e ndërsjella
- Përcjell kartelat e klientëve dhe ruan komunikimin me ta
- Përcjell situacionet e projekteve të kontraktuara deri në dorëzim
- Angazhime në arkë për faturime dhe inkasime
- Plotëson raportet ditore dhe periodike
- Përgjegjësi të tjera profesionale sipas nevojës së kompanisë
Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja:
- Të jetë e diplomuar në fushën e financave
- Përvojë pune në fushën e shitjes, financave ose kontabilitetit
- Njohuri të mira në programet e kontabilitetit dhe Microsoft Office
- Të jetë komunikative dhe bashkëpunuese
- Të ketë vetëiniciativë dhe aftësi të mira analitike.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Mënyra e aplikimit:
Dërgoni CV ose një përshkrim tuajin dhe të përvojës përmes butonit Apliko Këtu ose në emailin: [email protected] Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848
Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen