Elektricist për Fabrikë/Makineri, Operator Prodhimi (5)
Data e publikimit
29-04-2025
Data e perfundimit
20-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e ujit në Drelaj, Pejë. Pozitat e hapura janë:
- ELEKTRICIST PËR FABRIKË/MAKINERI
- OPERATOR PRODHIMI (x5)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
ELEKTRICIST PËR FABRIKË/MAKINERI
- Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
- Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike, duke përdorur pajisje testimi, për të gjetur shkakun e defektit dhe korrigjimin e tij.
- Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
- Zbaton kushtet e sigurimit teknik në punë.
- Kryen detyra tjera të lidhura me pozitën në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.
OPERATOR PRODHIMI
- Përgjegjës për sigurinë e prodhimit dhe kualitetit të ujit.
- Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim.
- Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës.
- Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në butonin “Apliko Këtu” ose e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 20 Maj 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.