Shtëpiak (M)
Data e publikimit
29-04-2025
Data e perfundimit
13-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Pozita: Shtëpiak
Vendi i punës: Pejton, Prishtine
Orari: E hënë – E premte 09:00 – 17:30 (1 orë pauzë)
Kompania: StarLabs
Përshkrimi i punës:
Kompania jonë kërkon një person të organizuar dhe të besueshëm për pozitën “Shtëpiak”, i cili do të kujdeset për administrimin dhe funksionimin e ambienteve të përbashkëta të ofruara për punonjësit tanë. Qëllimi i këtij roli është të sigurojë që puna për punonjësit të zhvillohet në një ambient të qetë, të sigurt dhe të organizuar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i ambienteve të punës dhe kontrolli i rregullsisë së tyre
- Kryerja e riparimeve të ndryshme të vogla sipas nevojës (ujë, energji, pajisje).
- Mbikëqyrja e kushteve teknike dhe raportimi i problemeve për mirëmbajtje
- Komunikimi i rregullt me stafin për çdo nevojë apo çështje që lidhet me ambientet e punës
- Monitorimi dhe raportimi i nevojave për furnizime shtëpiake.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë në menaxhimin e ambienteve të ngjashme (e preferueshme)
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Njohuri bazike me pajisje teknike
- Njohuri bazike me rrjetin elektrik, ujë, gjeneratorë dhe sisteme të tjera teknike
- Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve praktike
- Përgjegjësi dhe korrektësi në raportim
- Fleksibilitet në orar dhe gatishmëri për situata të paparashikuara
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës
- Mundësi për punë afatgjatë
- Pushime vjetore dhe mjekësore sipas Ligjit të Punës
- Sigurim shëndetësor
All interested applicants can apply through the button by using this link. The deadline for application is open till 13 May 2025.
Apply now and be part of innovation and excellence at StarLabs!