Pastruese
Data e publikimit
08-05-2025
Data e perfundimit
16-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
KONKURS
Kompania e Mobiljeve “Lesna MAX” Prishtinë, me lokacion në Rr.Elez Berisha Nr.4, Magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë, shpallë konkurs për pozitën:
Pozita: Pastruese – punëtore për pastrimin e hapsirave të mbrendshme të Qendrës Tregëtare
Detyrat:
- Mirëmbajtja ditore dhe pastrimi i hapsirave të mbrendshme të Qendres Tregëtare,
- Heqja e pluhurit dhe zbrazja e shportave,
- pastrimi dhe larja e nyjeve sanitare, pastrimi i koridoreve,
- furnizimi me materjale shpenzuese për nyjet sanitare, dhe të ngjajshme.
Kushtet:
- Kualifikimi fillorë ose i mesëm,
- Përvoja e punës në punë të ngjajshme konsiderohet përparësi,
- Mosha e preferuar 20-45,
- Përparësi do të kenë kandidatet me vendbanim në Prishtinë ose Fushë Kosovë.
Puna është me orar të plotë të punës dhe i punësuari paiset me kontratë të rregullt. Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, aplikacionet munden t’i marin në administratën e Qendrës Tregëtare “Lesna MAX“ në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Rr.Elez Berisha nr.4, ku edhe dorëzohen të plotësuara së bashku me: CV-të e tyre, dokumentet e nevojshme, dhe një fotografi të aplikuesit. Aplikacioni mundet të mirret edhe në e-mail adresën: [email protected] dhe pastaj i plotësuar të kthehet në mail adresën e njejtë ose mund të aplikoni direkt përmes butonit “Apliko Këtu
Për informata shtesë mund të informoheni në nr. e tel: 044 779 977 dhe 044 992 299
Data e fundit për aplikim është data 16.05.2025 ora 16:00.