Depoist
Data e publikimit
25-04-2025
Data e perfundimit
25-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.
Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!
Lokacioni: Prizren
Pozita: Depoist
Detyrat Kryesore:
- Është përgjegjës për organizimin e porosive, daljen e mallit nga depo;
- Është përgjegjës për evidentimin e stokut në depo;
- Është përgjiegjës për mirëmbajten e vendit të punës;
- Është përgjegjës për faturimin;
- Është përgjegjës për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave dhe regjistrimin e saktë të tyre;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Kandidatët duhet të kenë njohuri bazike për faturimin;
- Kandidatët duhet të kenë minimalisht një vit përvojë në të njëjtin profil pune apo faturim;
- Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] apo përmes butonit më posht ‘’Apliko këtu’’.
Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?
Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.
Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.
Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.
Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.