Këshilltarë për Klientë Biznesi në degën Ferizaj (m/f)
Data e publikimit
25-04-2025
Data e perfundimit
11-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
Këshilltarë për Klientë Biznesi në degën Ferizaj (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Nivel mesatar i Gjuhës Angleze.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
- Realizon targetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
- Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
- Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Atakon klientë te ri duke shfrytëzuar informata të ndryshme nga klientët ekzistues apo gjen forma tjera;
- Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare dhe vlerëson riskun e kredisë;
- Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri të pagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
- Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
- Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të Premten me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë..
Afati i aplikimit është deri me datë: 11 Maj 2025.