Zyrtar i Lartë për Qarkullimin e Pagesave të Jashtme
Data e publikimit
22-04-2025
Data e perfundimit
30-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS TË JASHTËM
Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Zyrtar i lartë për qarkullimin e pagesave të jashtme
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Kualifikim universitar; diplomë bachelor në financë, kontabilitet, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 3 vjet përvojë pune në operacione bankare ose të ngjashëm;
- Aftësia në përdorimin e softuerit bankar dhe aplikacioneve MS Office, veçanërisht MS Excel.
- Aftësi të mira komunikuese, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive në një mjedis ekipor.
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Regjistron në FCP Modulin LORO Pagesat dhe nëse ka mospërputhje në emër ose llogari të klientit e dorëzon për sqarim;
- Përpunon Nostro pagesat që arrijnë nga njësitë e Bankës sipas radhës dhe prioritetit në koordinim me Koordinatorin;
- Autorizon pagesat në bazë të limitit të autorizimeve;
- Cakton bankën në bashkëpunim me Koordinatorin/ Zyrtaret e Lartë ku mund të kryhet pagesa jo më larg se të njëjtën ditë;
- Paraprakisht, bën kontroll në tërësi pagesat: bankën korrespondente, SWIFT kodi, IBAN, të dhënat e përfituesit;
- Verifikon palët në transaksion (në sistemin e bankës) duke zbatuar udhëzimin e AML;
- Verifikon pagesat e paraqitura në “SafeWatchScreening”;
- Përgatit/raporton gjendjen e qarkullimit ditor pas “cut-off tim”e të shërbimi përkatës;
- Arkivon të gjitha pagesat për datën përkatëse në faljet e Shërbimit;
- Gjeneron dhe arkivon MT 9XX për Bankën dhe/apo për klientët;
- Përgatit raportin e misioneve diplomatike në baza mujore;
- Komunikon me njësitë organizative në Bankë sa i përket përmirësimeve dhe reklamacioneve;
- Kryerja e punëve të operatorit në SWIFT;
- I evidenton të gjitha reklamacionet;
- Në rast të delegimit nga Koordinatori, korrespondon dhe sqaron mosmarrëveshjet eventuale me bankat e huaja;
- Përcjellja/monitorimi, evidentimi i provizioneve për transferet hyrëse dhe dalëse si dhe provizionet e reklamimeve;
- Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejtë kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 30 prill 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.