Operator i Makinerive të Përpunimit të Drurit, Elektricist, Mekanik i Mirëmbajtjes Industriale (Locksmith) (Kroaci)
Data e publikimit
18-04-2025
Data e perfundimit
15-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Pozita: Operator i Makinerive të Përpunimit të Drurit
Lokacioni: Turopolje, Kroaci
Lloji i Punësimit: Me orar të plotë, me ndërrime
Klienti: Weitzer Production Croatia
Në emër të klientit tonë Weitzer Production Croatia, jemi në kërkim të Operatorëve të Makinerive të Përpunimit të Drurit për të punuar në Kroaci. Kjo është një mundësi shumë e mirë për profesionistë të fushës që kërkojnë punësim stabil, kushte të mira pune dhe trajnim në një ambient të organizuar prodhimi.
Përshkrimi i punës:
- Përdorimi i sharrave të brezit (brenta)
- Rregullimi i dimensioneve të nevojshme gjatë përpunimit të trungjeve
- Shkurtimi i drurit të prerë me sharra rrethore (štucer)
- Përdorimi i sharrave rrethore me shumë tehë për prerjen e dërrasave në përmasa të ndryshme
- Llakimi final dhe profilizimi përfundimtar i parketit
Detyra dhe përgjegjësi shtesë:
- Kujdesi për përdorimin cilësor dhe sasior të materialeve
- Kujdesi për mirëmbajtjen e makinerive që përdoren
- Mbikëqyrës direkt: Udhëheqësi i ndërrimit dhe menaxheri i prodhimit
Kërkesat:
- Minimumi 5 vite përvojë pune në pozita të ngjashme
- Të përfunduar shkollën e mesme (preferohet edhe fakulteti)
- Çertifikatë profesionale për punë me makineri të përpunimit të drurit
- Patenta e vozitjes ( Kategoria B)
Gjuhët e huaja:
- Njohuri bazike (niveli A1) në njërën nga këto gjuhë: Anglisht, Gjermanisht, Italisht
- Të kuptuarit e gjuhës kroate është i domosdoshëm
Kushtet e punës:
- Sigurohet akomodimi dhe transporti
- Punohet me orar të plotë
- Punohet me ndërrime:
- Ndërrimi i parë: 06:00 – 14:00
- Ndërrimi i dytë: 14:00 – 22:00
- Punohet të shtunave në rast nevoje për orë shtesë (paguhet sipas ligjit)
Përfitime shtesë:
- Bonus për Pashkë, pushime vjetore dhe fundvit
- Dhuratë për fëmijët nën 14 vjeç
- Transporti i mbuluar tërësisht
Pozita: Elektricist
Lokacioni: Turopolje, Kroaci
Lloji i Punësimit: Me orar të plotë, me ndërrime
Në emër të klientit tonë Weitzer Production Croatia, jemi në kërkim të Elektricistëve me përvojë pune për mirëmbajtjen dhe instalimin e sistemeve elektrike në ambient industrial.
Përshkrimi i punës:
- Mirëmbajtje parandaluese dhe ndërhyrje në instalime elektrike dhe pjesë elektrike të impiantit (sipas dokumentacionit teknik dhe planeve të mirëmbajtjes)
- Diagnostikim i defekteve dhe ndërhyrje në rast të problemeve teknike
- Leximi i skemave elektrike dhe zbatimi i tyre në praktikë
- Instalimi dhe mirëmbajtja e automatizimit të motorëve dhe pajisjeve
- Riparimi i të gjitha pajisjeve elektrike që janë në përdorim
- Ndërhyrje për eliminimin e defekteve komplekse
- Përdorimi i veglave të ndryshme dhe punë me platforma
- Kryerja e inspektimeve parandaluese të pajisjeve dhe sistemeve
- Zbatimi i aktiviteteve sipas planit vjetor të mirëmbajtjes dhe investimeve në impiant
Detyra dhe përgjegjësi shtesë:
- Përgjegjësi për përdorimin korrekt të materialeve dhe veglave
- Kujdes për rregullin dhe pastërtinë në vendin e punës
- Mbajtja e evidencës së pjesëve rezervë të përdorura gjatë ndërrimit
- Kontrollimi i funksionalitetit të komponenteve elektrike dhe mbajtja e evidencës për to
Kërkesat:
- Minimumi 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme
- Patenta e vozitjes (Kategoria B)
- Njohuri bazike në instrumentacion dhe programim, preferohet por nuk është e domosdoshme
- Të kuptuarit e gjuhës kroate është i domosdoshëm
- Njohuri fillestare në Anglisht apo Gjermanisht, preferohet por jo e detyrueshme
- Gatishmëri për punë me ndërrime
- Mirëmbajtje parandaluese dhe intervenuese e sistemeve, instalimeve dhe pajisjeve në fabrikë
- Zbulimi dhe eliminimi i defekteve
- Përdorimi i veglave të ndryshme dhe platformave
- Zbatimi i inspektimeve parandaluese të pajisjeve dhe sistemeve
- Zbatimi i aktiviteteve sipas planit vjetor të mirëmbajtjes dhe remontit të fabrikës
- Kryerja e detyrave tjera sipas kualifikimeve dhe përvojës profesionale
- Përgjegjësi për përdorimin e duhur të materialeve dhe veglave
- Përgjegjësi për rendin dhe pastërtinë në vendin e punës
- Mbajtja e evidencës së pjesëve rezervë të përdorura gjatë ndërrimit
- 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme
- Patentë shoferi, kategoria B
- Njohuri të përgjithshme për riparime
- Gatishmëri për punë me ndërrim
- Njohja e teknikave të saldimit REL, MIG/MAG, preferohet, por jo e domosdoshme
- Njohuri në instrumentim dhe programim, preferohet, por jo e domosdoshme
- Të kuptuarit e gjuhës kroate është i domosdoshëm.
- Njohuri elementare të gjuhës angleze apo gjermane, preferohet, por jo e domosdoshme
Për aplikime, dërgoni CV-në tuaj në [email protected].
Ju lutem, në subjekt të email-it shënoni pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimet pa këtë informacion nuk do të merren parasysh.