www.ofertapune.net Merchandiser | PunaIme

Merchandiser

Kompania

Erc Trade

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-04-2025

Data e perfundimit

11-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën:

Merchandiser

Përgjegjësitë kryesore:

  • Është përgjegjës për ruajtën dhe zgjerimin e pozicionimeve dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të kompanisë nëpër pikat shitëse te përcaktuara.
  • Përkujdesët për plotësimin e stokut të produkteve ne rafte dhe për vendosjen e produkteve në rafte sipas planogrameve dhe udhëzimeve të kompanisë.
  • Sigurohet që të gjitha produktet janë të dukshme, të pastërta dhe të renditura sipas standardeve të brendit, si ne rafte te rregullta ashtu edhe ne pozita sekondare.
  • Përkujdeset për rritjen e dukshmërisë së produkteve duke shtuar numrin e facing në rafte sipas objektivave të përcaktuara.
  • Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve.
  • Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in – first out).
  • Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve.
  • Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse
  • Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës.

Mbikëqyrja:

  • Merchandiser punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri i tregut.

Kushtet e përgjithshme:

  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?