www.ofertapune.net Menaxher/e i/e Mirëmbajtjes, Mirëmbajtës/e, Lavanderist/e | PunaIme

Menaxher/e i/e Mirëmbajtjes, Mirëmbajtës/e, Lavanderist/e

Kompania

Venus Hotel

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-04-2025

Data e perfundimit

10-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE

Pozita të lira pune :

  • Menaxher/e e Mirëmbajtjes
  • Mirëmbajtës/e
  • Lavanderist/e

Pozita : Menaxher/e e Mirëmbajtjes

Përgjegjësi kryesore:

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së stafit të pastrimit.
  • Sigurimi i pastërtisë dhe mirëmbajtjes së dhomave dhe zonave publike sipas standardeve të hotelit.
  • Inspektimi i rregullt i dhomave dhe trajnimi i stafit.
  • Menaxhimi i orareve dhe inventarit të produkteve të pastrimit.
  • Bashkëpunimi me departamente të tjera për të përmbushur kërkesat e mysafirëve.

Kualifikime:

  • Eksperiencë në pastrim dhe menaxhim (preferohet në hotele me 5 yje).
  • Aftësi organizative, udhëheqëse dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Fleksibilitet në orar pune.

Pozita : Mirëmbajtës/e

Përgjegjësitë dhe kualifikimet:
  • Pastrimi i dhomave të mysafirëve sipas standardeve të hotelit.
  • Ndërrimi i çarçafëve, peshqirëve dhe rimbushja e produkteve higjienike.
  • Kontrolli i dhomave për dëmtime ose mungesa dhe raportimi te përgjegjësi.
  • Të jetë energjik/e dhe i/e motivuar  për punë
  • Të ketë aftësi të punës në ekip
  • Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)

Pozita : Lavanderist/e

Përgjegjësitë dhe kualifikimet:​
  • Larja dhe tharja e çarçafëve, peshqirëve, mbulesave dhe tekstileve të tjera të hotelit.
  • Hekurosja dhe palosja e materialeve sipas standardeve të pastërtisë dhe paraqitjes së hotelit.
  • Të jetë energjik/e dhe i/e motivuar  për punë
  • Të ketë aftësi të punës në ekip
  • Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)

Te gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret për këto pozita të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 49 961 912 apo të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm ose të dërgojnë CV-në në email [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?