Kontabilist/e
Data e publikimit
10-04-2025
Data e perfundimit
10-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
ℹ Rreth kompanisë SAFIDO
SAFIDO është një kompani që ofron shërbime profesionale në fushën e kontabilitetit, financave dhe konsulencës për biznese të ndryshme. Misioni ynë është të ofrojmë cilësi, saktësi dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët tanë.
KONKURS PUNE – KONTABILIST/E
Kompania SAFIDO shpall konkurs për një pozitë të lirë pune në sektorin e kontabilitetit.
Ne kërkojmë një profesionist të përkushtuar dhe me përvojë, i cili ka njohuri të thella në fushën e kontabilitetit, është i/e organizuar, i/e saktë dhe i/e gatshëm/gatshme të punojë në një ambient dinamik dhe me përgjegjësi të lartë.
Pozita: Kontabilist/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe të importeve në përputhje me standardet kontabël dhe legjislacionin në fuqi.
- Regjistrimi i faturave të shijtes.
- Mirëmbajtja e dokumentacionit financiar sipas kërkesave ligjore dhe standardeve profesionale.
- Regjistrimi dhe pajtimi i llogarive bankare dhe arkës.
- Përgatitja e librave tregtarë dhe konfirmimi i tyre me dokumentacionin përkatës.
- Krijimi dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit.
- Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme.
- Komunikimi me klientë dhe palë të treta për çështje financiare dhe kontabël – duke qenë pikë kontakti kryesore për ta.
- Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave tatimore mujore, tremujore dhe vjetore.
- Përgatitja e pasqyrave financiare të klientëve.
- Përfaqësimi i klientëve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucione të tjera relevante.
- Zbatimi i përpikët i afateve ligjore dhe i standardeve të brendshme të kompanisë.
- Kontribut aktiv në zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve të brendshme kontabël dhe profesionale të SAFIDO-s.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Kontabilitet dhe/apo Financë.
- Përvojë e mëparshme pune në kontabilitet – së paku 2 vite.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve MS Office (sidomos Excel dhe Word).
- Njohuri shumë të mira të programit të kontabilitetit FINABIT.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese, si me gojë ashtu edhe me shkrim (e-mail).
- Aftësi të larta analitike dhe për zgjidhje të problemeve.
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferuar).
- Certifikim si teknik kontabiliteti ose kontabilist i certifikuar (përbën përparësi).
- Përkushtim maksimal dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj punës dhe klientëve të kompanisë.
- Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit.
Aplikimi
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV-në
- Letër motivimi
- Kopje të diplomës dhe çertifikatave relevante
përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën elektronike: [email protected]
ose të na kontaktojnë në numrin 049/209-500 gjatë orarit të punës: 09:00 – 17:00
Afati i fundit për aplikim: 10 MAJ 2025