Arkatare (6)
Data e publikimit
10-04-2025
Data e perfundimit
25-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
ARKATARE (x6)
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Prishtina Park është në kërkim të Arkatarve të përkushtuara dhe të organizuara, të cilat do të jenë përgjegjëse për menaxhimin e pagesave dhe shërbimin ndaj klientëve. Pozita kërkon person të përgjegjshëm, të besueshëm dhe të aftë për të punuar me saktësi dhe në mënyrë të përqendruar, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të vizitorëve.
Arkataret do të jenë pjesë e ekipit të përvojës së vizitorit dhe do të luajnë një rol kyç në ofrimin e një shërbimi miqësor, profesional dhe efikas për çdo klient që hyn në park.
Detyrat Kryesore:
- Përpunimi i pagesave me para të gatshme, kartela bankare dhe sisteme elektronike.
- Lëshimi i biletave dhe faturave në përputhje me rregullat e parkut.
- Numërimi, përputhja dhe raportimi i saktë i të ardhurave ditore.
- Sigurimi që zona e arkës të jetë e pastër, e organizuar dhe funksionale.
- Mirëpritja e vizitorëve dhe ofrimi i informacioneve bazë për shërbimet e parkut.
- Raportimi i çdo problemi financiar apo teknik tek mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në arka ose shitje është përparësi.
- Saktësi dhe përkushtim në përpunimin e pagesave.
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe të sjellshme me klientët.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe gjatë orëve me ngarkesë të lartë.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit ose pajisjeve elektronike të pagesave.
- Besueshmëri dhe etikë e lartë pune.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes emailit në [email protected] dhe në “subject” të shkruhet “arkatare_Emri_Mbiemri” më së largu deri më datën 25 Prill 2025. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.