www.ofertapune.net Operator i Kranit | PunaIme

Operator i Kranit

Kompania

Prishtina Park Investment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-04-2025

Data e perfundimit

18-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

OPERATOR I KRANIT (x1)

Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.

Përshkrimi i pozitës:

Prishtina Park po kërkon një Operator të Kranit për të mbështetur punët teknike dhe operative që kërkojnë qasje në lartësi, si instalimi, mirëmbajtja dhe servisimi i atraksioneve. Kjo pozitë luan rol të rëndësishëm në proceset ndërtimore dhe të sigurisë brenda parkut, duke ndihmuar ekipet teknike të arrijnë strukturat e larta me mjete të dedikuara ngritëse. Operatori i kranit do të jetë përgjegjës për manovrimin e sigurt të kranit ngritës, mbikëqyrjen e ngarkesave gjatë ngritjes/zbritjes dhe koordinimin me ekipet e mirëmbajtjes për të përmbushur me efikasitet nevojat teknike të parkut.

Detyrat Kryesore:

  • Operimi i kranëve ngritës për nevojat e mirëmbajtjes, ndërtimit dhe instalimit të pajisjeve në lartësi.
  • Sigurimi që pajisja të funksionojë në përputhje me standardet e sigurisë dhe udhëzimet teknike.
  • Ndihma në pozicionimin dhe stabilizimin e pajisjeve gjatë punës në lartësi.
  • Inspektimi ditor i funksionalitetit të kranit dhe raportimi i çdo problemi teknik.
  • Bashkëpunimi me ekipin e mirëmbajtjes dhe teknikët gjatë punëve të planifikuara ose emergjente.
  • Mbajtja e dokumentacionit të përdorimit dhe shënimeve të inspektimit teknik.
  • Zbatimi strikt i rregullave të sigurisë për veten dhe të tjerët gjatë përdorimit të pajisjes.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në operimin e kranëve ose pajisjeve ngritëse është e domosdoshme.
  • Njohuri bazë teknike për pajisje mekanike dhe elektrike.
  • Certifikim për përdorimin e kranëve ose mjeteve të ngritjes është përparësi.
  • Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet teknike.
  • Gatishmëri për të punuar në ambiente të jashtme dhe në kushte të ndryshme atmosferike.
  • Nivel i lartë përgjegjësie dhe vëmendje ndaj sigurisë në punë.
  • Profesionalizëm, diskrecion dhe përkushtim ndaj ndërtimit të një kulture pune pozitive

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një shprehje interesi përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes emailit në [email protected] më së largu deri më datën 18 Prill 2025. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?