www.ofertapune.net Zyrtar/e për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun | PunaIme

Zyrtar/e për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

Kompania

Prishtina Park Investment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-04-2025

Data e perfundimit

25-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

ZYRTAR/E PËR KOMUNIKIM DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN (x1)

Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.

Përshkrimi i pozitës:

Prishtina Park, si një ndër investimet më të mëdha në fushën e argëtimit dhe turizmit në Kosovë dhe rajon, është në kërkim të një Zyrtari/e për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, i/e cili/a do të ketë një rol strategjik në ndërtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e imazhit të parkut në opinionin publik dhe media.

Pozita është e përshtatshme për një profesionist/e me ide të freskëta, aftësi për të ndërtuar narrativë dhe për të komunikuar qartë dhe me ndikim. Personi që do ta mbajë këtë rol do të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm, duke përfshirë përgatitjen e përmbajtjeve të ndryshme, menaxhimin e marrëdhënieve me mediat, planifikimin e fushatave komunikative dhe përfaqësimin e parkut në publik.

Zyrtari/e për Komunikim dhe PR do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e marketingut dhe menaxhmentin e lartë, për të siguruar një qasje të bashkërenduar, të identifikueshme dhe inspiruese në të gjitha kanalet e komunikimit, si dhe për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me komunitetin dhe partnerët institucionalë e mediatikë.

Ky rol kërkon kreativitet, aftësi të larta organizative, profesionalizëm dhe gatishmëri për të përballuar dinamiken e lartë të një destinacioni që pret mijëra vizitorë çdo ditë.

Detyrat Kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun të parkut.
  • Përgatitja e komunikatave për media, dosjeve për shtyp dhe deklaratave zyrtare në përputhje me zërin e brendit.
  • Shërbimi si pikë kontakti për mediat dhe koordinimi i vizitave/intervistave për shtyp.
  • Krijimi dhe forcimi i marrëdhënieve me mediat tradicionale dhe ato online.
  • Shkrimi i përmbajtjeve për uebfaqe, buletine, broshura dhe komunikime të brendshme.
  • Koordinimi i aktiviteteve të PR-it dhe angazhimi me komunitetin gjatë ngjarjeve dhe lansimeve.
  • Monitorimi i pasqyrimit në media dhe përgatitja e raporteve dhe analizave të rregullta.
  • Mbështetja e komunikimeve në kohë krize dhe ruajtja e imazhit pozitiv publik.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e marketingut për fushata të integruara.
  • Sigurimi i përputhshmërisë së mesazheve të brendshme dhe standardeve të brendit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Komunikim, PR, Gazetari, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Së paku 3 vite përvojë në një rol të ngjashëm në fushën e komunikimit ose marrëdhënieve me publikun.
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri dhe rrjet me median lokale.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte të shumta dhe afate strikte.
  • Njohuri në mjetet digjitale të komunikimit dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Aftësi për të komunikuar në publik dhe për të përfaqësuar organizatën në mënyrë profesionale.
  • Kreativitet, diplomaci dhe aftësi të mira ndërpersonale.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo  përmes emailit në [email protected] dhe në “subject” të shkruhet “PR_Emri_Mbiemri” më së largu deri më datën 25 Prill 2025. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?