Zyrtar në Qendrën e Thirrjeve (m/f)
Data e publikimit
27-03-2025
Data e perfundimit
06-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Zyrtar në Qendrën e Thirrjeve (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Marketing, Banka dhe Financa, apo të ngjashme.
- Përvojë pune së paku 1 vit në shërbime me klientë.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Menaxhimi i centralizuar i kontakteve të klientëve nëpër të gjitha kanalet e komunikimit që Banka disponon.
- Thirrja dhe përgjigja në telefon për ofrimin e informacioneve të përgjithshme rreth produkteve dhe shërbimeve që banka ofron.
- Identifikimi i nevojave të klientëve, adresimi dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme për ta.
- Kontaktimi i klientëve për kredite në vonesë.
- Sipas kërkesave, kontakton klientët me qëllim të shpjegimit të produkteve, kampanjave promovuese etj.
- Ofron përkrahje për e-banking (përkrahje e përdoruesve aktualë, informacione për ofertën, aktivizimi i përdoruesve të rinj).
- Pranon ankesat e klientëve, i adreson ato sipas procedurës.
- Kryen komunikimin e jashtëm të Bankës me klientë për ndryshimet apo njoftime të ndryshme.
- Kryen procesin e përcjelljes së transaksioneve sipas kritereve të përcaktuara me sistemet e brendshme dhe bën komunikimin me klientët.
- Monitoron me raste flotën e ATM-ve dhe raporton sipas procedurave të brendshme.
- I raporton direkt Udhëheqësit të Departamentit për Kujdes ndaj Klientit.
- Kryen edhe punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës.
Njoftim shtesë: Puna do të zhvillohet 24/7, organizohet me ndrrime.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 06 Prill 2025.