Ndihmës Mekanik, Shofer i Kategorisë C (3), Shofer i Kategorisë B (5), Autolarës, Ndihmës Depoist (3)
Data e publikimit
27-03-2025
Data e perfundimit
08-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë. Pozitat e hapura janë:
- NDIHMËS MEKANIK x 1
- SHOFER – kat. C (x3)
- SHOFER – kat. B (x5)
- AUTOLARËS x1
- NDIHMËS DEPOIST x3
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE
NDIHMËS MEKANIK
- Ndihmon mekanikun kryesor në kryerje e detyrave te tij.
- Sipas nevojës zëvendëson mekanikun kryesor ne kryerjen e detyrave të tij.
- Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndërrimin ose riparimin e tyre.
- Kujdeset për automjetet e kompanisë, për gjendjen teknike të tyre dhe evidenton dëmtimet e bëra në automjete.
- Dërgon dhe kujdeset që servisimi i automjeteve bëhet me rregull dhe në kohë.
SHOFER – kat. B dhe C
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
AUTOLARËS
- Bën pastrimin dhe larjen e veturave të Korporatës.
- Ndihmon depoistin sipas nevojës në kryerjen e detyrave të tij ditore.
- Ndihmon personelin e shitjes dhe administratës në kryerjen e detyrave të ndryshme ditore.
NDIHMËS DEPOIST
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë dhe organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për pozitën Shofer kat. B dhe Ndihmës mekanik të ketë patent shofer kategoria B.
- Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” apo në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë, ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.
Afati i fundit për aplikim është data 08 Prill 2025, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Numri kontaktues: 049 257 919
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.