www.ofertapune.net Content Creator | PunaIme

Content Creator

Kompania

ProHomeDesign

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

10-03-2025

Data e perfundimit

24-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

SHPALLJE PUNE 

Pozita: Content Creator

Kompania Pro Home Design është në kërkim të stafit energjik dhe ambicioz për të arritur sukses në shitjen e mobilierisë dhe zhvillimin e biznesit në tregun e Republikës së Kosovës.

Përmbledhje e Pozicionit:Aktualisht po kërkojmë një Content Creator i cili do të jetë përgjegjës për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e përmbajtjes kreative për platforma të ndryshme dixhitale për firmën tonë. Ky rol përfshin hartimin e teksteve tërheqëse, krijimin e imazheve dhe videove, si dhe optimizimin e përmbajtjes për rritjen e angazhimit të audiencës

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale, webfaqe email marketing dhe platforma të tjera;
  • Planifikimi dhe ekzekutimi i strategjive në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Hulumtimi dhe ndjekja e trendeve të industrisë për të sjellë ide të reja dhe kreative;
  • Prodhimi dhe editimi i videove, imazheve dhe infografikëve për të rritur angazhimin e ndjekësve;
  • SEO & marketingu përmbajtjes për të rritur dukshmërinë e faqes në Google, Linkedin, Instagram, Tiktok, Facebook etj;
  • Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe përshtatja e strategjive bazuar në të dhëna dhe feedback;
  • Vetëiniciativë për sugjerime dhe përmirësime të marketingut varësisht nga trendet aktuale;
  • Fotografimi i produkteve te kompanise dhe editimi i tyre
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi;

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në krijimin e përmbajtjes (shkrim, video, dizajn grafik);
  • Njohuri të mira të platformave si Instagram, Facebook, TikTok, YouTube, LinkedIn etj;
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim kreativ;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Njohuri të mjeteve të editimit si Adobe Photoshop, Canva, Illustrator ose mjete të tjera të ngjashme;
  • Aftësi në fotografim dhe editim;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar shumë projekte njëkohësisht;
  • Njohuri mbi SEO dhe strategjitë e marketingut të përmbajtjes;
  • Fleksibilitet dhe kreativitet për të krijuar përmbajtje tërheqëse dhe inovative;

Çfarë Ofrojmë:

  • Mundësia për të punuar në një ambient kreativ dhe dinamik;
  • Hapësirë për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë;

Nëse jeni një Content Creator i motivuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në butonin “Apliko Këtu” ose në [email protected] deri më 24.03 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?