www.ofertapune.net Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit (Alb/Srb) | PunaIme

Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit (Alb/Srb)

Kompania

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

11-03-2025

Data e perfundimit

21-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

KOMPANIA PËR MENAXHIMIN E DEPONIVE NË KOSOVË SH.A.

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 23/2020 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e Vendeve të Punës në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A Nr. 59/2025 të dt. 07.03.2025 me nr. të protokollit 02-06/59, KMDK SH.A shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit (1 pozitë)

Numri i Referencës: ZP/KJ-8-2025

I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve

Niveli i pagës: Niveli II, 1,031.94 euro ( një mijë e tridhjetë e një euro e nëntëdhjetë e katër cent)

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e kontratës: Me mandat tre vjeçar (3 vite)

Vendi i punës: KMDK SH.A.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zyrtari Kryesori Financave dhe Thesarit të Kompanisë (ZKFTH) do të menaxhojë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e KE-se si dhe punët shtesë sipas nevojës të kërkuara nga KE-ja, çështje financiare të Kompanisë, varësisht prej kufizimeve të vëna nga Bordi i Drejtorëve,  do të ketë autoritetin e lidhjes së të gjitha kontratave financiare për Kompaninë dhe do të jetë përgjegjës që:
  • Të mirëmbajë llogaritë e kompanisë të azhurnuara dhe të sakta;
  • Të themelojë dhe të udhëheqë të gjitha kontrollet e brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
  • Zyrtari kryesor financiar në nivelin kryesor të subjektit publik, është në vartësi të drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Zyrtarit kryesor administrativ për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të subjektit publik;
  • Zyrtari kryesor financiar është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:
    • dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të subjektit publik;
    • raporteve periodike për monitorimin e buxhetit për vendimmarrësit;
    • transaksioneve financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të subjektit publik në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
    • rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të subjektit publik.
  • Zyrtari kryesor financiar ngarkohet me zbatimin e përgjegjësive sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike:
  • Të monitorojë llogaritë e pagueshme dhe të koordinojë pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
  • Të rishikojë shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e korporatës dhe buxhetin para pagesës së tyre;
  • Të përgatisë të dhënat e kompanisë për auditim në fund të vitit;
  • Të koordinojë funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve dhe paisjeve të KMDK SH.A.;
  • Të menaxhojë thesarin e kompanisë;
  • Të vendosë dhe përgatitë buxhetin;
  • Kryen detyra të tjera shtesë sipas ligjeve në fuqi që ndërlidhen me pozitën e caktuar;
  • Detyra tjera të përcaktuar nga ana e KE dhe udhëzimet nga BD;
  • Për punën e tij i përgjigjet BD dhe KE.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose ekuivalent duke u ndërlidhur me trajnim dhe përvojë;
  • Përvojë pune së paku 3 vjeçare e dëshmuar në menaxhimin e financave apo fusha tjera të menaxhimit.

Aftësitë kryesore:

  • Demonstrim i aftësive të shkëlqyeshme të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë;
  • Njohje e mire e gjuhës Angleze;
  • Të ketë  njohuri në programin e  kontabilitetit “Quick Books”; 
  • Certifikim të kontabilitetit (e preferuar).

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/

Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë elektronike, nëpërmjet emailit: [email protected], përmes postës ose në kopje fizike në zyret e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga Sheshi i Lirisë, p.n Fushë Kosovë 12000, Kosovë (ish objekti i NP “Trainkos”), Tel: 038 600–552.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën emailit.

Dokumentacioni i nevojshëm: 

  • Aplikacioni;
  • CV;
  • Diploma/t;
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;
  • Dëshmi mbi përvojën në punë, si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive;
  • Certifikatë nga Gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i/e dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit).

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë (50) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me datën 21.03.2025 në orën 16:00.                                    

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A.

Email: [email protected]

Tel: 038 600–552.


KOMPANIJA ZA UPRAVLJANJE DEPONIJAMA NA KOSOVU D.D.

Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o javnim preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o radu, tačnije Čl. 8, na osnovu Uredbe br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KUDK D.D., Uredbe br. 23/2020 o procedurama zapošljavanja, organizacionoj strukturi, kategorizaciji i opisu radnih mesta u KUDK D.D., na osnovu Odluke izvršnog direktora KUDK D.D. br. 59/2025 od 07.03.2025 sa brojem protokola 02-06/59, KUDK D.D objavljuje ovo:

JAVNI KONKURS

ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv radnog mesta: Glavni finansijski i trezorski službenik (1 pozicija)

Referentni broj: ZP/KJ-8-2025

Izveštava: Izvršnom direktoru i Upravnom odboru

Nivo plate: Nivo II, 1,031.94 evra (jedan hiljadu trista i jedna evra i devedeset i četiri centa)

Radno vreme: 40 sati nedeljno

Trajanje ugovora: Sa mandatom od tri godine (3 godine)

Mesto rada: KUDK D.D.

Dužnosti i odgovornosti:

  • Glavni službenik za finansije i trezor kompanije (GSFTK) upravljaće, pod rukovodstvom i nadzorom UO-a, kao i dodatnim zadacima prema potrebama koje zahteva UO, finansijskim pitanjima kompanije, u zavisnosti od ograničenja postavljenih od strane Upravnog odbora, imaće ovlašćenje za zaključivanje svih finansijskih ugovora za kompaniju i biće odgovoran za:
  • Održavanje ažuriranih i tačnih finansijskih računa kompanije;
  • Osnivanje i vođenje svih unutrašnjih finansijskih kontrola, uključujući nabavke, prijem gotovine i osnovna sredstva;
  • Glavni finansijski službenik na visokom nivou javnog sektora direktno je odgovoran i odgovara Glavnom administrativnom službeniku za finansijske operacije, računovodstvo i pripremu finansijskih izveštaja javnog sektora.
  • Glavni finansijski službenik je odgovoran za nadzor svih finansijskih aktivnosti javnog sektora kako bi obezbedio kvalitet i usklađenost sa:
    • konačnim dokumentom budžeta i koordinacijom rada tokom procesa planiranja javnog sektora;
    • periodičnim izveštajima za praćenje budžeta za donosioca odluka;
    • finansijskim transakcijama, računovodstvom i godišnjim finansijskim izveštajem javnog sektora u skladu sa zahtevima važeće zakonodavne regulative i podzakonskim aktima usvojenim od strane ministra finansija;
    • unutrašnjim pravilnicima finansijskog upravljanja, razvijanjem procesa i oblasti sa rizicima, obezbeđujući tragove revizije za sve procese u okviru subjekta i finansijske kontrolne liste za sve zaposlene u finansijama javnog sektora.
  • Glavni finansijski službenik je zadužen za implementaciju odgovornosti prema članu 8. ovog Zakona br. 06/L-021 o unutrašnjoj kontroli javnih finansija.
  • Praćenje obaveza prema dobavljačima i koordinacija plaćanja faktura i specijalnih nabavki.
  • Revizija troškova zaposlenih kako bi se obezbedila usklađenost sa politikama korporacije i budžetom pre nego što se izvrše isplate.
  • Priprema podataka kompanije za godišnju reviziju.
  • Koordinacija drugih poslovnih funkcija, kao što su iznajmljivanje objekata i opreme KUDK D.D.
  • Upravljanje trezorom kompanije;
  • Postavljanje i priprema budžeta;
  • Obavljanje drugih dodatnih zadataka u skladu sa važećim zakonima koji se odnose na određeni položaj.
  • Drugi zadaci koje odredi UO i uputstva od strane UO;
  • Za svoj rad odgovara UO i UO.

Kvalifikacije i radno iskustvo:

  • Diploma Ekonomskog fakulteta ili ekvivalent u vezi sa trajnim i iskustvom;
  • Najmanje 3 godine dokazanog radnog iskustva u upravljanju finansijama ili drugim oblastima menadžmenta.

Ključne veštine

  • Demonstracija izuzetnih veština komunikacije i saradnje sa menadžmentom i osobljem kompanije;
  • Dobro poznavanje engleskog jezika;
  • Poznavanje računovodstvenog programa „Quick Books“;
  • Sertifikat o računovodstvu (poželjno).

Postupak konkurisanja:

Zainteresovani kandidati mogu preuzeti zvanični obrazac u kancelariji za ljudske resurse KUDK D.D. ili ga preuzeti sa internet stranice: https://www.kmdk-ks.org/.

Dokumentacija se može dostaviti elektronski putem e-pošte: [email protected], poštom ili fizički u kancelariji za ljudske resurse na adresi: Trg Slobode, p.n, Kosovo Polje 12000, Kosovo (bivši objekat JP “Trainkos”), Tel: 038 600–552.

Kandidati koji se prijavljuje mora tačno navesti adresu, broj kontakt telefona, kao i adresu e-pošte.

Potrebna dokumentacija:

  • Aplikacija;
  • CV;
  • Diploma/e;
  • Sertifikati o kvalifikacijama i obukama;
  • Dokaz o radnom iskustvu i drugi dokazi na osnovu kvalifikacije i sposobnosti;
  • Sertifikat iz nadležnog suda da se protiv kandidata ne vodi krivični postupak i da nije osuđivan za izvrsavanje nekog krivicnog dela (ne starije od 6 (šest) meseci od dana izdavanja).

Načini ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Ocenjivanje aplikacije javnog konkursa KUDK saderzi ukupno sto (100) bodova, gde je prolaz postignuce od najmanje pedeset(50) bodova iz svih faza javnog konkursa. Kriterijumi bodovanja: životopis (CV) kandidata se ocenjuje dodeset(10) bodova, pismeni test do sesdeset(60) bodova, i intervju do trideset(30) bodova.

Napomena: Aplikacije poslate poštom koje nose postanski pecat na dostavi izversenoj poslednjeg dana roka za apliciranje, smatraće se validnim i uzece  se na razmatranje ako stignu u roku od tri (3) dana. Aplikacije koje stignu nakon ovog roka i one koje nekompletirane  sa odgovararajucom dokumentacijama neće se razmatrati.

Rok za apliciranje: do 21.03.2025 do 16:00 časova.
Za detaljnije informacije možete kontaktirati sa kancelarijom za ljudske resurse KUDK D.D.
Email: [email protected]
Tel: 038 600–552.