www.ofertapune.net Analist i të Dhënave | PunaIme

Analist i të Dhënave

Kompania

Hyperactive

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-02-2025

Data e perfundimit

25-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

HyperActive është lider në industrinë e argetimit dhe është i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Ne jemi të pasionuar për të krijuar përvoja të paharrueshme dhe për të promovuar një atmosferë argëtuese dhe energjike. Ndërsa vazhdojmë të rritemi, ne kërkojmë individë entuziastë dhe dinamikë për t’u bashkuar me ekipin tonë si Analist i të Dhënave

Pozicioni: Analist i të Dhënave

Orari: Me kohë të plotë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbledhja, pastrimi dhe analiza e të dhënave 
  • Zhvillimi i raporteve, paneleve (dashboards) dhe vizualizimeve për të mbështetur vendimmarrjen.
  • Bashkëpunimi me ekipe të ndryshme për të optimizuar operacionet dhe performancën.
  • Sigurimi i saktësisë dhe integritetit të të dhënave duke përmirësuar proceset e mbledhjes së tyre.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Shkencat e të Dhënave, Statistikë, Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e dëshmuar në analizën e të dhënave, raportim dhe mjete vizualizimi (Excel, SQL, Power BI, etj.).
  • Aftësi të theksuara analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe zgjidhjeje problemesh.
  • Njohje shumë të mire te gjuhës angleze

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe sigurim shëndetësor.
  • Mundësinë për të punuar në një ambient dinamik dhe argëtues.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.

HyperActive është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta.

Ne festojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.

Nëse jeni të apasionuar për të transformuar të dhënat në informacion të vlefshëm, aplikoni tani përmes butonit “Apliko Këtu”!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?