Shitëse / Dizajnere
Data e publikimit
24-02-2025
Data e perfundimit
06-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
BASHKOHU ME NE! – POZITË E RE NË BOTËN MAGJIKE TË FUSTANEVE TË NUSËRISË
Nëse e dashuron modën dhe të pëlqen të ndihmosh nuset të ndihen të mrekullueshme në ditën e tyre më të rëndësishme, atëherë kjo mundësi është për ty! Tina Valerdi Kosova po kërkon një bashkëpuntore, e cila është rrobaqepëse e talentuar, që gjithashtu ka pasion për shitjen dhe punën me klientët.
Çfarë do të bësh?
- Do t’i ndihmosh nuset të gjejnë fustanin e ëndrrave të tyre
- Do të përshtatësh dhe modifikosh fustanet për t’u dukur të përkryera
- Do të krijosh një përvojë të ngrohtë dhe profesionale për çdo kliente
A je personi që kërkojmë?
- Je e aftë në qepje dhe përshtatje të vogla të fustaneve
- Ke një ndjesi të mirë për modën dhe dizajnin (fakulteti i dizajnit ose një kurs rrobaqepësie është një plus!)
- Të pëlqen të punosh me njerëz dhe ke aftësi të mira komunikimi
- Je mes moshës 20-40 vjeç
- Njohuri bazike të gjuhës angleze
Çfarë të ofrojmë?
- Pagë shumë të mirë
- Ambient pune i ngrohtë dhe inspirues
- Mundësi për të punuar me fustane ekskluzive dhe për të qenë pjesë e një ekipi kreativ
Të gjithë të interesuarat të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose përmes email-it: [email protected] ose na kontaktoni +383 48 11 50 50
Le të krijojmë magji së bashku!