www.ofertapune.net Asistente Supervisor e Arkave, Supervisor Departamenti | PunaIme

Asistente Supervisor e Arkave, Supervisor Departamenti

Kompania

Jumbo

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

21-02-2025

Data e perfundimit

19-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

NJOFTIM PUNE

Profili i Grupit BALFIN : Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. është pjesë e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k është operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Herzegovinë dhe Mal të Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanisë është shpërndarja e lodrave për fëmijë, produkte për foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtëpi.

Pozicioni i punës: Asistente Supervizore e Arkave
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Gjilan

 

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

Asistente Supervizore e Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit është përgjegjëse për organizimin dhe monitorimin e Kasierëve dhe procesit të punës ne Arkat e dyqanit në perputhje të plotë me nevojat dhe pritshmërite e klientit si dhe standartet dhe vlerat e Grupit.  Ai garanton që transaksionet dhe proceset e shitjesve në arkat e dyqanit, si dhe ruajtja dhe levizja e vlerave monetare  të jenë në perputhje me rregullat ligjore të vendit dhe protokollet e sigurise së kompanise të miratuara me procedurë të brendshme. Shërbimi që tejkalon pritshmeritë e klientit nëpërmjet një komunikimi të shkëlqyer është një nga detyrat kryesore të Asistent Supervizorës së Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit dhe ekipit të saj.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Bën hapjen e dyqanit, monitoron grafikun e perdorimit të ndricimit, kujdeset dhe montioron pastertinë e zonës së arkave, kontrollon në menyrë ditore pajisjet e arkave.
  • Monitoron stafin e Arkave që të zbatojnë politikat e kompanisë në lidhje me paraqitjen në punë si uniforma bexhi , rregullat e higjenës etj.
  • Bën hapjen e arkave në mengjes duke i siguruar Kasierëve të hollat që nevojiten për kusur brenda limiteve të aprovuar.
  • Monitoron saktësinë dhe sigurinë e transaksionëve që kryen ekipi i tij gjatë punës.
  • Merr hapa parandalues që ekipi dhe Kasierët të shmangin kartmonedhat fallco.
  • Siguron procesin e shërbimit të klientit në pikën e informacionit dhe merr pjesë aktive në komunikimin me klientin duke zbatuat standartet e kompanisë.
  • Bën mbylljen e kasave në përfundim të turnit për cdo Kasiere dhe rakordon sistemin me shitjet.
  • Kryen shitjet me faturë në KUBIT , dhe ploteson fature tatimore.
  • Bën numrim kasaforte cdo ditë në mëngjes.
  • Monitoron nevojat e arkave për materiale konsumi si rulo termike dhe bën kërkesën për to në kohë.
  • Monitoron nevojat për sherbimet periodike të pajisjeve fiskale dhe lajmeron menaxherin e dyqanit dhe departamentin e financës për të mundesuar sherbimin.
  • Kryen uljet e aprovuara nga menaxhimi me userin e saj dhe sigurohet për konfidencialitetin e userit të saj.
  • Sigurohet që kërkesat për ndërrime dhe kthime si dhe ankesat e klientit të adresohen saktë tek departamentet përkatëse, stafi teknik i riparimeve duke mbajtur regjistrime me shkrim dhe raporton tek menaxheri i dyqanit.
  • Punon në bashkëpunim të plotë me punonjësit e sigurimit në përballjen e problemeve të sigurisë, konflikte me klientin si dhe në monitorimin e sigurisë së transaksioneve në Arka.
  • Asiston menaxherin e dyqanit në përgatitjen e programit javor të turneve për sektorin e Arkave.
  • Koordon dhe mentoron ekipin që në pikën e informacionit të ketë një shërbim të shkëlqyer bazuar në komunikim efektiv me klientin, gjatë procesit të marrjes ose dorëzimit të qeseve të pazarit, ose kërkesave për informacion, ndërrim, kthim, asistencë teknike dhe me tej.
  • Ruan dhe mirëmban dokumentacionin, arkivat dhe regjistrat e arkave dhe lëvizjet e cash-it në dyqan.
  • Mirëmban arkivin financiar të dyqanit në përputhje me standartet departamentit të financës.
  • Bën mbylljet dhe raportimet e kasave në fund të dites sipas standarteve të kompanisë.
  • Bën dorëzimet / derdhjet e të hollave sipas protokolleve të miratuara të sigurisë.
  • Bën mbylljet e dyqanit në kohë.
  • Vepron si menaxher turni në rastet kur menaxheri / asistent menaxheri dhe merchandiser nuk janë në punë.
  • Trajnon personalisht kasierët e rinj dhe raporton ecurinë e zhvillimit të tyre.
  • Kryen vlerësimin e performancës 3 mujore dhe vjetore për kasierët.
  • Ndjek transmetimin e muzikës në dyqan dhe raporton avaritë.
  • Informon stafin e dyqanit dhe supervizorët përgjegjës në rast të çmimeve gabim. 
  • Bën kthimet dhe ndërrimet e aprovuara për klientin.
  • Merr cash-in nga kasierët kur mbyllin turnin dhe e depoziton atë në arken qendrore.

KËRKESAT:

  • Arsim i mesëm ose i lartë
  • Të paktën një vit përvojë pune në kase
  • Njohja e paketes MS Office
  • Njohuri të gjuhës angleze

AFTËSI TË TJERA:

  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Aftësi drejtuese
  • Resistent ndaj stresit

Pozicioni i punës: Supervizore Departamenti
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Gjilan

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Supervizori i Departamentit në dyqan është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e procesit dhe stafit operacional në departamentin e tij/saj në përputhje të plotë me standardet e kompanisë dhe direktivat e dhëna nga menaxhimi i dyqanit. Ai garanton mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme sipas standarteve të Merchandising, është përgjegjës për pastrimin, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Monitoron dhe menaxhon stokun në dyqan, përkujdeset për hapjet dhe mbylljet e kategorive në bashkëpunim me merchandising dhe menaxhimin e dyqanit. Siguron që punonjësit e departamentit dhe më gjerë në dyqan të kryejnë një shërbim cilësor ndaj klientit, sipas standardit të kërkuar nga kompania..

FUNKSIONET THELBËSORE TË POZICIONIT:

  • Monitoron pastrimin e departamentit përkatës në mëngjes dhe gjatë ditës;
  • Organizon stafin e tij për detyrat operacionale në dyqan (mbushje, sistemim, stokim, lëvizje…etj);
  • Kontrollon stafin dhe sigurohet që detyrat operacionale ditore të kryhen brenda afateve të vendosura nga menaxhimi i dyqanit;
  • Punon në koordinim të plotë me merchandiserin e dyqanit për të zbatuar standardet e kompanisë me ekspozimin e produkteve;
  • Tregon një qëndrim aktiv ndaj punës edhe personelit duke udhëhequr me shembuj;
  • Sigurohet që porositë ditore për departamentin e vet të bëhen të sakta dhe brenda afateve;
  • Bën kontrolle periodike të kategorive për të cilat është përgjegjës, për produkte (ekzistuese) të pa ekspozuara në dyqan dhe merr masa korrigjuese;
  • Trajnon stafin në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që ata të zhvillohen dhe të kenë një implementim sa më të shpejtë kur janë punonjës të rinj;
  • Zhvillon veten dhe stafin e vet profesionalisht në lidhje me produktet, proceset dhe kompetencat organizative në punë;
  • Ndihmon menaxhimin e dyqanit për planifikimin e orarit në rast të delegimit të kësaj detyre;
  • Raporton në mënyrë të vazhdueshme për tendencat e blerjeve të klientëve dhe artikujt që ka më shumë kërkesë dhe njohuri të ndryshme të cilat kontribuojnë në rritjen e shitjeve të dyqanit;
  • Njeh me së miri produktet të departamentit përkatës duke përshirë shumëllojshmërinë, sasinë, dhe vetitë e tyre;
  • Informon klientin mbi produktin me vetitë dhe cilësitë e produktit bazuar në kërkesën e tij;
  • Sillet situativ në rast të problemeve me klientin, përdor njohuritë e tij për të sqaruar keqkuptimet dhe kërkon ndihmë nga superiori nëse është e nevojshme;
  • Merr masa korrigjuese/parandaluese gjatë punës operacionale në dyqan për të shmangur pakënaqësitë e klientit të ndodhura nga pakujdesia;
  • Shoqëron klientin deri në vendodhjen e produktit në rast të kërkesës nga ana e klientit dhe asiston në shitjen e produktit;
  • Identifikon nevojat e klientëve në mënyrë që të plotësojë kërkesat/nevojat duke i lënë ata të kënaqur;
  • Raporton te merchandiser/menaxheri i dyqanit për çdo problem në lidhje me produktin;
  • Raporton te merchandiser/menaxheri i dyqanit për çdo problem ose incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
  • Raporton te merchandiser/menaxheri i dyqanit në mënyrë të menjëhershme për avari të ndryshme për të cilat është dëshmitar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë dhe monitoron punonjësit e departamentit të cilët ka në varësi;
  • Respekton dhe përshëndet klientin e parë që në momentin e parë që ka kontakt me të;
  • Jep feedback në rastet e kërkuara mbi performancën e punonjësve të cilët janë pjesë e departamentit që ai/a ka nën përgjegjësi;
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;

KËRKESAT:

  • Arsim i lartë;
  • Të paktën një vit përvojë supervizim/shitje;
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhëve të tjera do të përbënin avantazh;
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel fillestar.

             AFTËSI TË TJERA: 

  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre, si dhe për t’ja shpjeguar këto klientit dhe të tjerëve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klientëve shërbim efikas në çdo kohë;

 

  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët.

 

Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën:
[email protected] 

apo aplikoni online përmes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1MxXaZ3HoMIJ2OgR9oA-SYSwssPNB4Ngzcpci5SEoLLw/edit

Afati i dorëzimit: 19/03/2025

SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.