www.ofertapune.net Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (Çagllavicë) | PunaIme

Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (Çagllavicë)

Kompania

Heb's

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-02-2025

Data e perfundimit

15-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozita: Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore

Lokacioni: Çagllavicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të rekrutimit, duke përfshirë postimet e punës, shqyrtimin e aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve më të përshtatshëm.
  • Përgatitja dhe administrimi i kontratave të punës.
  • Identifikimi i nevojave për trajnime dhe zhvillim.
  • Organizimi i programeve të trajnimit për punonjësit e rinj dhe ekzistues.
  • Ndihmesa në krijimin e planit të zhvillimit profesional për punonjësit.
  • Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së punonjësve.
  • Mbështetja dhe zgjidhja e çështjeve apo ankesave të punonjësve.
  • Hartimi dhe implementimi i politikave të brendshme të kompanisë.
  • Mbajtja e marrëdhënieve me institucionet dhe autoritetet relevante të punës.
  • Zgjidhja e konflikteve dhe menaxhimi i çështjeve të disiplinës në vendin e punës.
  • Pergatitja dhe menaxhimi i listave te pagave.
  • Mbikqyrja e proceseve ditore të punës në Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Burime Njerëzore, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e dëshmuar mbi 3 vite në mbikqyrje të proceseve të BNJ. 
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës.
  • Njohuri të forta të ligjeve të punës dhe praktikave më të mira të BNJ.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, lidershipi dhe ndërpersonale.
  • Njohje e shkëlqyer në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe njohje e programeve/sistemeve për menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=117 

Afati i fundit për aplikim është 15.03.2024

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për interviste.