www.ofertapune.net Drejtor Menaxhues (Ndërmarrja Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë) | PunaIme

Drejtor Menaxhues (Ndërmarrja Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë)

Kompania

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lokacioni

Shtërpcë

Data e publikimit

21-02-2025

Data e perfundimit

07-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

Bazuar në Ligjin e AKP-së Nr. 04/L-034 si dhe Nenet 8 dhe 10 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall konkurs për:

DREJTOR MENAXHUES

 NDËRMARRJA SHOQËRORE INEX SHARR PLANINA BREZOVICË

(1 Pozitë) / nr. i referencës 01/2025

QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS

Ndërmarrja Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë është ndërmarrje shoqërore e cila Administrohet  nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. 

Drejtori Menaxhues mban përgjegjësinë kryesore ekzekutive për realizimin e misionit të ndërmarrjes dhe AKP-së dhe për të siguruar një funksionim profesional, etik dhe efikas të ndërmarrjes. 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E DREJTORIT TË NDËRMARRJES 

Drejtori i ndërmarrjes është i autorizuar që ta përfaqësojë Ndërmarrjen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ekonomike, duke përfshirë edhe autorizimin: 

  • Për udhëheqjen e veprimtarisë së zakonshme ekonomike të Ndërmarrjes Inex Sharr Planina Brezovicë;
  • Udhëheqë politikën afariste të Ndërmarrjes, duke ndihmuar dhe koordinuar punët në nivel të ndërmarrjes;
  • Organizon dhe koordinon punën në nivel dhe kujdeset për mirëvajtjen e punëve në ndërmarrje si dhe koordinon punën e Departamenteve përkatëse;
  • Përfaqëson ndërmarrje ne te gjitha çështjet dhe bazuar ne autorizimet e marra nga Bordi i Përkohshëm Menaxhues i Ndërmarrjes dhe AKP-se;
  • Kujdeset për ligjshmërinë e punës dhe për mbushjen e detyrave të caktuara me Ligjet e aplikueshme dhe i merr të gjitha masat për përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që dalin nga puna dhe lidhur me punën;
  • Kujdeset për organizimin dhe zbatimin  e masave për mbrojtjen dhe sigurinë e pasurisë dhe të mjeteve në ndërmarrje;
  • Analizon dhe vendos lidhur me propozimet për shfrytëzimin e mjeteve me të cilat disponon ndërmarrja dhe jep pëlqimin për obligime të cilat ndërmarrja i ka ndaj personave të tretë;
  • Propozon kriteriume e eventualisht edhe risi në sistemin e shpërblimeve në nivel të ndërmarrjes;
  • Në raste të jashtëzakonshme kërkon nga punëtorët që të punojnë me orar më të gjatë se orari i rregullt i punës ose në ditët e lira ne interes dhe për siguri të ndërmarrjes;
  • Kryen edhe detyrat tjera të parapara me Ligj si dhe me aktet tjera normative në nivel të ndërmarrjes;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas udhëzimeve te Bordit të Përkohshëm Menaxhues të ndërmarrjes si dhe të Agjencisë Kosovare te Privatizimit.

Përgjegjësia

Drejtori në mënyrë të drejtpërdrejtë është përgjegjës për kryerjen e të gjitha punëve në nivel të ndërmarrjes, për kontaktet me partnerët afarist dhe për qëllimet e afarizmit në nivel të ndërmarrjes  dhe është përgjegjës edhe për lëshimet e bashkëpunëtorëve të tij. 

Për punët dhe detyrat e ti i përgjigjet Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes dhe AKP-së. 

Kohëzgjatja e kontratës

Kohëzgjatja e kontratës përcaktohet me vendim te Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Raportet Mujore, tremujore dhe vjetore 

Drejtori i ndërmarrjes pas përfundimit te çdo muaji duhet te përgatisë raport mbi aktivitetet e ndërmarrjes dhe te dorëzoj ne Bord për Aprovim, i cili pastaj dorëzohet ne AKP nga ana e Bordit te përkohshëm të Ndërmarrjes.

Pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik, drejtori i ndërmarrjes  do të përgatis dhe dorëzoj në Bordin e Përkohshëm një raport për tremujorin e sapo përfunduar  i cili përmban si vijon: 

  1. një pasqyrë të strukturës organizative të ndërmarrjes, duke përfshirë të gjitha ndryshimet e konsiderueshme që janë bërë gjatë tremujorit përkatës; 
  2. një shqyrtim të performancës afariste dhe financiare gjatë tremujorit përkatës; 
  3. një përmbledhje të të gjitha procedurave gjyqësore ose të pambaruara ose të kërcënuara, ose që mund të përfshijnë ndërmarrjen; 
  4. një përshkrim të procedurave gjyqësore ose të përmbarimit  për të cilat Ndërmarrja pritet t’i iniciojë gjatë tremujorit aktual; 
  5.  sugjerime dhe propozime për ndryshime të cila me arsye pritet që ta rrisin performancën e Ndërmarrjes;
  6. Përgatitja dhe dorëzimi i pasqyrave financiare te ndërmarrjes sipas legjislacionit ne fuqi ne AKP dhe institucionet tjera.

Brenda 15 ditëve pas përfundimit të çdo viti kalendarik, Drejtori Menaxhues i Ndërmarrjes do të përgatisë dhe dorëzoj te Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes, një raport vjetor për vitin kalendarik të sapo përfunduar, në të cilin përshkruhen veprimet e marra, rezultatet financiare të arritura si dhe efektshmëria e përgjithshme në realizimin e caqeve të vendosura në Planin e Biznesit. 

KЁRKESAT / KUALIFIKIMET PROFESIONALE 

Personi që përzgjidhet për Drejtor Menaxhues të NSH “Inex Sharr Planina” në Brezovicë ndër të tjera duhet të ketë:

  • Diplomë të nivelit universitar në ekonomi, financa, administrim biznesi, menaxhim, juridik apo përgatitje tjetër përkatëse. 
  • Të paktën 5 vite përvojë pune përkatëse profesionale në sektorin privat apo publik duke përfshirë  3 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse;
  • Aftësi për të marrë vendime të vështira, nën presion dhe në përgjithësi të ketë aftësi dhe përvojë për të punuar në ambient të proceseve të ndërlikuara dhe aftësi të orientohet kah rezultatet;
  • Aftësi udhëheqëse,  organizative, komunikimi dhe aftësi negocimi.
  • Aftësi për të motivuar dhe mobilizuar personelin lidhur me misionin dhe qëllimet e ndërmarrjes;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe t’i përmbahet standardeve të larta të etikës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndër personale dhe aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
  • Njohuri të  rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar të njërës nga gjuhët zyrtare shqipe apo serbe. Ndërkaq, njohja e gjuhës tjetër zyrtare (shqipe apo serbe) duhet të jetë e nivelit të kënaqshëm të komunikimit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis multietnik dhe multikulturor;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në aplikacionet e Microsoft Office.

Afati për paraqitjen e dokumentacionit është 15 ditë nga data 21.02.2025 deri me datën 07.03.2025 ora 16:00.

Përshkrimi i detajuar i vendit të punës do të publikohet në ueb-faqen: www.pak-ks.org

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

Aplikacioni i punësimit ose CV;

Letër Motivuese;

Dëshmi të kualifikimeve shkollore;

Dëshmi mbi përvojën e punës;

Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit. 

Dokumentin e identifikimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara më lartë i dërgoni në e-mail adresën: [email protected]

Titulli i e-mailit tuaj duhet të përmbajë pozitën dhe numrin e referencës për të cilën ju aplikoni.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komuniteti jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e administratës publike qendrore dhe lokale”. 

Dokumentet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar do të refuzohet.

Ne i falënderojmë të gjithë kandidatët për aplikim, por vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.


U skladu sa zakonom o KAP-u br. 04/L-034 i članovima 8 i 10 zakona o radu br. 03/L – 212, Kosovska agencija za privatizaciju raspisuje konkurs za:

UPRAVNI DIREKTOR 

DRUŠTVENOG PREDUZEĆA INEX ŠAR PLANINA BREZOVICA

(1 pozicija) / referenca br. 01/2025

SVRHA I OBIM POZICIJE 

Društveno preduzeće Inex Šar planina Brezovica je društveno preduzeće, kojim upravlja Kosovska agencija za privatizaciju. 

Upravni direktor ima ključnu izvršnu odgovornost za sprovođenje misije preduzeća i KAP-a kako bi se obezbedilo profesionalno, etičko i efikasno funkcionisanje preduzeća.  

DUŽNOSTI I ODGOVORNOSTI DIREKTORA PREDUZEĆA  

Direktor preduzeća je ovlašćen da zastupa preduzeće tokom obavljanja njegove privredne delatnosti, uključujući takođe i ovlašćenje: 

Da upravlja redovnom ekonomskom delatnošću preduzeća Inex Šar Planina Brezovica;

  • Da upravlja poslovnom politikom preduzeća, pomažući i koordinirajući radove na nivou preduzeća;
  • Da organizuje i koordinira rad na potrebnom nivou i da brine o završetku radova u preduzeću, kao i da koordinira rad odgovarajućih odeljenja;
  • Da zastupa preduzeće u svim pitanjima i na osnovu preuzetih ovlašćenja od privremenog upravnog odbora preduzeća i KAP-a;
  • Da vodi računa o zakonitosti rada i da obavlja poslove utvrđene važećim zakonima, kao i da preduzima sve mere u cilju izvršavanja poslova i obaveza koje proističu iz rada i u vezi sa radom;
  • Da vodi računa o organizovanju i sprovođenju mera zaštite bezbednosti imovine i opreme u preduzeću;
  • Da analizira i odlučuje o predlozima za korišćenje opreme kojom preduzeće raspolaže i daje saglasnost za obaveze koje preduzeće ima prema trećim licima; 
  • Da predloži kriterijume i eventualne inovacije u sistemu nagrađivanja na nivou preduzeća;
  • Da u vanrednim prilikama zahteva od zaposlenih da rade duže od redovnog radnog vremena ili u slobodne dane radi interesa i bezbednosti preduzeća;
  • Da obavlja i druge poslove predviđene zakonom i drugim normativnim aktima na nivou preduzeća;
  • Da obavlja i druge poslove prema instrukcijama privremenog upravnog odbora preduzeća i Kosovske agencije za privatizaciju.

Odgovornost

Direktor je direktno odgovoran za obavljanje svih poslova na nivou preduzeća, za kontakte sa poslovnim partnerima i za potrebe poslovanja na nivou preduzeća i odgovoran je za propuste svojih saradnika.  

Za radove i svoje zadatke odgovoran je privremenom upravnom odboru i KAP-u. 

Trajanje ugovora

Trajanje ugovora utvrduje se odlukom upravnog odbora KAP

Mesečni, tromesečni i godišnji izveštaji  

Na kraju svakog meseca direktor preduzeća treba da pripremi izveštaj o aktivnostima preduzeća i da ga podnese odboru na usvajanje, koji se zatim dostavlja KAP-u od strane privremenog upravnog odbora preduzeća.

Po isteku tri kalendarska meseca, direktor preduzeća priprema i podnosi privremenom upravnom odboru izveštaj o nedavno završenom tromesečnom periodu, koji sadrži: 

  1. pregled organizacione strukture preduzeća, uključujući sve značajne promene koje su izvršene tokom relevantnog kvartala; 
  2. pregled poslovnog i finansijskog učinka tokom dotična tri meseca; 
  3. pregled svih sudskih postupaka koji su u toku ili su ugroženi, ili to može obuhvatiti preduzeće; 
  4. opis pravnih ili izvršnih postupaka, za koje se očekuje da će preduzeće pokrenuti tokom tekuća tri meseca; 
  5. sugestije i predloge za izmene za koje se razumno očekuje da unaprede učinak preduzeća;
  6. priprema i dostavljanje finansijskih izveštaja prema važećim zakonima u KAP-u i drugim institucijama. 

U roku od 15 dana nakon svake kalendarske godine, upravni direktor preduzeća priprema i podnosi privremenom upravnom odboru preduzeća godišnji izveštaj za nedavno završenu kalendarsku godinu, u kome se opisuju preduzete radnje, kao i ostvareni finansijski rezultati kao i opšta efikasnost na sprovođenju postavljenih ciljeva u poslovnom planu.  

KRITERIJUMI /PROFESIONALNE KVALIFIKACIJE 

Osoba koja je izabrana za upravnog direktora DP-a “Inex Šar Planina” na Brezovici mora, između ostalog, da ima:

  • Univerzitetsku diplomu iz ekonomije, finansija, poslovne administracije, menadžmenta, prava ili druge relevantne obuke.  
  • Najmanje 5 godina relevantnog profesionalnog radnog iskustva u privatnom ili javnom sektoru, uključujući 3 godine radnog iskustva na rukovodećim pozicijama;
  • Sposobnost donošenja teških odluka pod pritiskom i generalno posedovanje sposobnosti i iskustva za rad u složenom procesnom okruženju i sposobnost da budete orijentisani na rezultate;
  • Odlične veštine vođenja, organizacije, komunikacije i pregovaranja.
  • Sposobnost motivisanja i mobilisanja kadrova u vezi sa misijom i ciljevima preduzeća;
  • Da ima visok moralni integritet i da se pridržava visokih etičkih standarda;
  • Odlične veštine međuljudskih odnosa i rešavanja konflikata;
  • Da tečno govori i piše na jednom od službenih jezika albanskom ili srpskom. Dok bi poznavanje drugog službenog jezika (albanskog ili srpskog) trebalo da bude na zadovoljavajućem nivou komunikacije.
  • Sposobnost efikasnog rada u multietničkom i multikulturalnom okruženju; 
  • Odlične veštine u Microsoft Office aplikacijama.

Rok za podnošenje dokumenata je 15 dana od  21.02.2025 do 07.03.2025 do 16:00 časova.

Detaljan opis posla ove pozicije biće objavljen na web sajtu:www.pak-ks.org

Svi kandidati treba da dostave sledeća dokumenta:

Prijava za zapošljavanje ili CV;

Motivaciono pismo;

Dokaz o školskim kvalifikacijama;

Dokaz o radnom iskustvu;

Potvrda o  krivicnoj kazni u originalu izdato od suda kojim se dokazuje da niste osuđivani za krivično delo sa umišljajem, ne stariji od (6) mjeseci od dana izdavanja;

Identifikacioni dokument izdat od strane MUP Republike Kosovo (licna karta).

Pošaljite gore navedena potrebna dokumenta na i-mejl adresu: [email protected]

Naslov i-mejla treba da sadrži poziciju i referentni broj za koji se prijavljujete.

“Kosovska agencija za privatizacijunudi jednake mogućnosti zapošljavanja svim građanima Kosova i pozdravlja prijave svih lica muškog i ženskog pola i svih zajednica na Kosovu”

“Nevećinska zajednica i njeni pripadnici imaju pravo na pravičnu i proporcionalnu zastupljenost u institucijama centralne i lokalne javne uprave”. 

Dostavljena dokumenta posle poslednjeg datuma neće biti prihvaćena. Nepotpuna prijava i dokumentacija biće odbijeni. 

Zahvaljujemo se svim kandidatima na prijavi, ali će samo kandidati koji uđu u uži izbor biti kontaktirani.