www.ofertapune.net Asistent/e Administrativ/e (2), Inxhinier/e Ndërtimi | PunaIme

Asistent/e Administrativ/e (2), Inxhinier/e Ndërtimi

Kompania

Sinani - Ing

Lokacioni

Malishevë , Prishtinë

Data e publikimit

18-02-2025

Data e perfundimit

28-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

SINANI ING SH.P.K.- Prishtinë në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, shpallë konkurs për  vende të reja të punës:

  1. Asistent/e Administrative(1)pozitë- Prishtinë 
  2. Asistent/e Administrative(1)pozitë – Tërpezë – Malishevë
  3. Inxhinier/e ndërtimi 

Detyrat dhe përgjegjësit per poziten 1 dhe 2 :

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Ndihmon dhe asiston në përgaditjen dhe dorëzimin e ofertave;
  • Asiston në përgaditjen dhe dorëzimin e kërkesave për sqarim të dosjes së tenderit,rishqyrtimit të saj apo edhe ankesë;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendimit të punës të cilat mund të kërkohen nga Punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara per pozitën 1 dhe 2:

  • Diplomë universitare për fushen e caktuar ;
  • Përvojë pune min 2 vite pas diplomimit; 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësit ë shkëlqyera analitike 
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Njohuri të gjuhes angleze ( e preferueshme).

Detyrat dhe përgjegjesit per pozitën 3:

  • Udhëheqja e punimeve në teren;
  • Organizimi I punimeve; 
  • Mbikqyrja e punishtes;
  • Përgaditja e ditarëve të punës;
  • Planifikimi I punës me periudha javore, raportimi I punës ditore në Administratë.

Kualifikimet e kërkuara për pozitën 3:

  • Të jetë I diplomuar në degën e Ndërtimtarisë- Bachelor;
  • Të ketë përvojë pune min. 1 vit pas diplomimit;
  • Të jetë I motivuar për punë;
  • Të ketë shkathtësi organizative të punishtës;
  • Të posedoj patent shofer kategoria B.

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e kompanisë, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve,  të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Inkurajohen të gjithë kanditatët e interesuar të cilët I plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose duke dërguar CV dhe dokumentet tjera në e-mailin: [email protected] 

Konkursi do të jetë I hapur nga data 18.02.2025 deri më 28.02.2025

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?