Punëtorë për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve (2)
Data e publikimit
19-02-2025
Data e perfundimit
19-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Shpallje për Konkurs: Punëtorë për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve
Pozitat e Hapura:
- Asistent Fillestar për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve
- Mjeshtër për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve
1. Asistent Fillestar për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve
Përshkrimi i Pozitës: Po kërkojmë asistentë fillestarë për të mbështetur montimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve. Ky pozicion është i përshtatshëm për individët që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në një fushë teknike dhe të punojnë nën mbikëqyrje për të mësuar më shumë rreth procesit.
Kualifikimet:
- Mosha: 18-45 vjeç
- Leje drejtimi: Kategoria B (Patentë e vlefshme)
- Përgjegjësia: Të jenë të motivuar dhe të përgjegjshëm gjatë orarit të punës
- Preferohet: Të kenë interes në fushën elektrike dhe mekanike
- Aftësi Komunikimi: Të jenë bashkëpunues në grup dhe të gatshëm për të mësuar gjëra të reja
2. Mjeshtër për Montimin dhe Mirëmbajtjen e Ashensorëve
Përshkrimi i Pozitës: Mjeshtërit do të kenë përgjegjësinë për montimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve, duke siguruar që sistemet të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe efikase. Ky pozicion kërkon individë me përvojë teknike të thelluar dhe njohen e standardeve.
Kualifikimet:
- Mosha: 22-45 vjeç
- Leje drejtimi: Kategoria B (Patentë e vlefshme)
- Eksperienca: Të kenë përvojë të mëparshme në montimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve ose në fushën elektrike dhe mekanike
- Aftësi Teknike: Të dinë të lexojnë skemat elektrike dhe mekanike, të njohin standardet e montimit.
- Gjuha Angleze: E preferuar, pasi ndihmon në trajnime dhe përmirëson mundësitë për avancim
- Aftësi Komunikimi: Duhet të jenë bashkëpunues dhe të komunikojnë me ekipin dhe klientët
Orari i Punës:
- 08:00 – 17:00 (Pushimi nga ora 12:00 – 13:00)
Vendi i Punës:
- Puna zhvillohet në terren, kryesisht në Prishtinë dhe gjithashtu në të gjithë Kosovën
Paga dhe Përfitimet:
- Paga konkurruese dhe kushte të mira pune
- Mundësi për rritje profesionale dhe avancim në karrierë në bazë të eksperiencës dhe performancës
- Ofrimi i trajnimeve dhe mundësive për kualifikime të mëtejshme
Apliko direkt përmes butonit “Apliko Këtu ose dërgoni CV-në tuaj ne email : [email protected] apo na shkruani ne whatsapp ne Nr: +383 43 711 012 ( gjat orarit dhe ditëve të punës )