Zyrtar/e për Financa, Analist i Tregut
Data e publikimit
11-02-2025
Data e perfundimit
23-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Për nevojat e kompanisë M.E. Display shpallim konkurs për pozitat si në vijim:
POZITA: ZYRTAR/E PËR FINANCA
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
- Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme(Dud) në sistemin e financiar,
- Bën përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes,
- Bën pergaditjen e Formularit te Tvsh-së dhe tatimeve tjera ligjore,
- Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar,
- Përgatit raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore
- Analizon dhe monitoron fluksin e parase dhe mban regjistër të për afatet e pagesave me klient/furnitorë,
- Bën barazimin e kartelave financiare me klient/furnitorë,
- Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
- Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
- Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit,
- Propozon dhe zbaton vendime të tjera të deleguara nga kompania
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
- Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
- Të ketë përvojë minimum dyvjecare në fushën e Financave,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
- Aftësi analitike në punë,
- Të ketë njohuri të legjislacionit Tatimor të Kosovës,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit,
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë,
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.
POZITA: ANALIST I TREGUT
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Studimi(hulumtimi) i tregut vendorë dhe të jashtëm,
- Të percaktojë trendet dhe nevojat e klientëve,
- Hulumton mbi çmimet e produkteve në treg, analizon lëvizjen e tyre,
- Identifikimi i mundësive për të rritur prezencën dhe shitjen e produkteve,
- Kryerja e vizitave të rregullta në terren,
- Përgatitja e raporteve mbi reagimet e konsumatorëve,
- Krijimi i raporteve analitike dhe rekomandimeve strategjike për menaxhmentin,
- Monitorimi i cmimeve të tregut dhe tendencave,
- Kujdeset që strategjia e vendosjes së çmimeve t’i kontribuoj arritjes së targeteve dhe menaxhimit të stoqeve,
- Merr pjesë aktive në identifikimin e produkteve që duhet të vendosen në kampanja të zbritjeve dhe jep rekomandime për çmimet që duhet të aplikohen,
- Të analizoj pozicionin e kompanisë në treg,
- Analiza e faktorëve ekonomik dhe të industrise që ndikojnë në tregun e kompanisë,
- Krijimi i strategjisë për rritjen e pranisë së produkteve në treg,
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
- Komunikativ/e dhe i besueshem
- Eksperiencë në analiza financiare dhe hulumtime të tregut,
- Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
- Posedim i njohurive bazike ligjore që ndërlidhen me shitje
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohje e gjuhëve të huaja (e preferueshme gjuha Angleze)
- Pavarësi në punë dhe vetiniciativë
- Aftesi të shkëlqyera analitike
- Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe pakos Office
- Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
- Aftesi të mira raportimi, komunikimi dhe negocimi,
- Shkathtësi negociuese dhe njohje e kodit të mirësjelljes në afarizëm
- Mbron vlerat e kompanise duke e mbajtur informacionin konfidencial,
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në butonin “Apliko Këtu” ose email adresën [email protected].
Afati i aplikimit është deri me datën 23.02.2025.