www.ofertapune.net Arkitekt/e | PunaIme

Arkitekt/e

Kompania

Heb's

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-02-2025

Data e perfundimit

28-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Ne po kërkojmë Arkitekt/e të përkushtuar që do të jenë përgjegjës për projektimin, realizim dhe mbikqyrjen e projekteve tona te reja, duke siguruar që projektet janë kryer me standardet më të larta dhe me cilësinë më të mirë dhe që të ndihmon ekipin të punojë në mënyrë efikase dhe produktive.

Pozita: Arkitekt/e

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Krijimi i dizajneve arkitektonike për projekte të ndryshme duke pasur parasysh funksionalitetin, estetikën dhe sigurinë.
  • Hartimi i planeve të detajuara per projektet e reja.
  • Konsultimi me inxhinierë, ndihmës të menaxhimit të ndërtimit dhe ekspertë të tjerë të fushës për të siguruar që projekti është i realizueshëm dhe përputhet me standardet.
  • Sigurimi që projektet përputhen me rregulloret e ndërtimit dhe standardet e sigurisë.
  • Ndjekja e procesit të ndërtimit për të siguruar që realizimi i projektit të përputhet me projektin origjinal dhe afatet e caktuara.
  • Bashkëpunimi me ekipin e ndërtimit për të zgjidhur çështjet që mund të lindin gjatë fazës së ndërtimit.
  • Përshtatja e projekteve me trende moderne dhe praktika të qëndrueshme.
  • Planifikimi i kohës dhe menaxhimi i burimeve për realizimin e projekteve brenda buxhetit dhe afateve të përcaktuara.
  • Zhvillimi i koncepteve të dizajnit të brendshëm për ambiente të ndryshme (shtëpi, zyra, restorante, hotele, etj.), duke pasur parasysh estetikën, funksionalitetin dhe prakticitetin.
  • Hartimi i planeve të detajuara dhe skemave të hapësirës, duke përfshirë mobiljet, ndriçimin dhe materialet.
  • Përcaktimi i materialeve të duhura për çdo hapësirë, përfshirë dyshemenë, muret, tavanet dhe mobiljet.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor ose Master në arkitekturë.
  • Përvojë pune në profesion mbi 3 vite.
  • Përdorimi i softuerëve të avancuar për vizualizimin dhe zhvillimin e projekteve (si AutoCAD, ArchiCAD etj).
  • Njohuri e shkelqyer e gjuhes angleze ne te folur dhe ne te shkruar.
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipin.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojne portfolion dhe CV-në në email adresen [email protected] duke shënuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni

Afati i fundit për aplikim është 28.02.2025

Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.