Agjent/e i/e Shitjes (12)
Data e publikimit
05-02-2025
Data e perfundimit
05-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Bëhu pjesë e Pro Real Estate dhe zhvillo karrierën tënde në industrinë e patundshmërisë!
Pro Real Estate, kompania lider në tregun e patundshmërive në vend, shpall konkurs pune për 12 Agjent/e të Shitjes.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i konsulencës profesionale për shërbimet e patundshmërisë
- Menaxhimi i procesit të shitblerjes dhe qiradhënies, nga prezantimi i pronës deri te finalizimi i marrëveshjes
- Komunikim i vazhdueshëm me klientët ekzistues dhe të rinj
- Hulumtimi i industrisë së patundshmërisë dhe identifikimi i mundësive të reja të tregut
Kualifikimet e nevojshme:
- Patentë shofer, kategoria B
- Së paku 3 vite përvojë pune me klientë
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
- Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me klientë
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe nën presionin e kohës
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi profesional dhe inovativ, ku do të ndiheni vazhdimisht të mbështetur dhe të motivuar, ju ftojmë të aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu” apo duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected] dhe në subjektin e emailit të shënoni “Aplikim për pozitën Agjent/e të Shitjes”.