Agjent të Shitjes (3)
Data e publikimit
04-02-2025
Data e perfundimit
05-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Apetit Group – Konkurs Pune 3x Agjentë të Shitjes
Pozicioni: 3x Agjentë të Shitjes
Apetit Group, një nga liderët në industrinë e përpunimit të mishit, po zgjeron ekipin dhe kërkon 3 Agjentë të Shitjes për menaxhimin e rrjetit ekzistues të klientëve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues
- Monitorimi i porosive, stokut dhe nevojave të klientëve
- Sigurimi i një shërbimi cilësor dhe përmbushja e kërkesave të klientëve
- Raportimi mbi performancën dhe identifikimi i mundësive për përmirësim
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Eksperiencë në shitje dhe menaxhim të klientëve (përvoja në industrinë ushqimore është përparësi)
- Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi
- Përdorim i mirë i Microsoft Office dhe mjeteve digjitale të raportimit
- Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe për të mbajtur marrëdhënie afatgjata me klientët
- Leje drejtimi kategoria B
Çfarë ofrojmë?
Pagë fikse + bonuse mbi performancën
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] ose na kontaktoni në rrjetet tona sociale.
Bashkohuni me Apetit Group dhe bëhuni pjesë e një ekipi profesional dhe inovativ!