Specialist/e në Njësinë e Raportimeve në Departamentin e Financës
Data e publikimit
31-01-2025
Data e perfundimit
13-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e në Njësinë e Raportimeve në Departamentin e Financës.
Zyrat Qendrore, Prishtinë
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet,
- Eksperiencë e mëparshme mbi 3 vjet në fushën e financës,kontabilitet,
- Preferohet eksperiencë e mëhershme pune në bankë, përbën përparësi eksperienca në sektorin e raportimeve,
- Aftësi shumë të mira oraganizative, drejtuese dhe planifikuese,
- Aftësi shumë të mira analitike,
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup,
- Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë,
- Gatshmëri për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme,
- Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel),
- Zotimi i çertifikimeve dhe trajnimeve përbën avantazh.
Qëllimi i pozicionit:
Misioni Departamentit të Financës në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës. Njësia e Raportimeve ka si qëllim kryesor, kryerjen dhe sigurimin e raportimeve brenda bankës dhe në palët e treta. Gjithashtu kjo njësi siguron cilësinë e raportimeve dhe kontrollin e tyre në mënyrë që të jenë në pajtueshmëri me rregulloret,ligjet, dhe standartet ndërkombëtare të raportimit financiar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve sipas afateve kohore të BQK-së;
- Mban përgjegjësi për përllogaritjen dhe raportimin në kohë të Rezervës së Detyrueshme;
- Përgjegjës për përgatitjen, koordinimin dhe raportimin e raporteve për Fondin e Sigurimit të Depozitave;
- Përgatit informacionin për shoqatën e bankave;
- Përgatit informacionin për prezantimin në Web e bankes;
- Përgatit cdo lloj informacioni raportues për palët e treta sipas nevojës;
- Kontrollon të dhënat e regjistruara në kontabilitet me inventaret analitike të llogarive e bilancit për të siguruar plotësinë dhe saktësinë e pasqyrave dhe raporteve;
- Kontrollon inventarin e kolateraleve të kredisë me llogaritë e kontabilitetit
- Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore të aplikueshme dhe standartet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS);
- Përgatit pasqyrat financiare vjetore të Bankës, së bashku me notat shpeguese ,të hartuar sipas standarteve nderkombëtare të raportimit financiar (IFRS);
- Mbledh informacion nga Departamenti i Burimeve Njerëzore sa herë ka ndryshime në cilesinë e administratorëve të punësuar me qëllim raportimin në kohë dhe saktë pranë sigurimit të depozitave;
- Mbledh informacion nga Departamenti Ligjor sa herë ka ndryshime në cilësine e paleve të lidhura me bankën me qëllim raportimin në kohë dhe saktë pranë sigurimit të depozitave;
- Asiston në përgatitjen e raporteve të brendshme dhe të jashtme në njësinë e Raportimit;
- Përgatit pasqyrat financiare vjetore të Bankës për efekt të tatimeve;
- Përgatit për efekt të tatimeve librat në blerje dhe në shitje dhe deklaraten tatimore për pagese sipas afateve të përcaktuara në ligj;
- Përgatit tatimin në burim,tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH për efekt të deklarimit dhe pagesës tatimore;
- Përgjegjës për pagesat dhe deklarimet në kohë të deklaratave tatimore;
- Përpunimi i certifikatave të mbajtjes së tatimit në burim për klientet, furnitorët;
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected], dhe në subjekt shkruani pozicionin për të cili aplikoni.
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen deri me datën 13.02.2025.