Senior Specialist/e i/e Kontrollit Financiar
Data e publikimit
31-01-2025
Data e perfundimit
13-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Senior Specialist/e i/e Kontrollit Financiar
Drejtoria Qendrore, Prishtinë
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, matematikë financiare apo të ngjashme,
- Eksperiencë e mëparshme mbi 5 vjet në fushën e financës, përvoja në sektorin bankar përbën avantazh,
- Trajnime në fushën e kontabilitetit,
- Certifikime për njohjen e standarteve dhe procedurave kontabel përbën avantazh,
- Aftësi shumë të mira organizuese, drejtuese dhe komunikuese,
- Aftësi shumë të mira analitike dhe numerike,
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup,
- Aftësi shumë të mira për organizim dhe përcaktim të prioriteteve,
- Njohuri të avancuara të paketës MS Office,
- Njohuri e gjuhes angleze përbën avantazh,
- Gatshmëri për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.
Qëllimi i pozicionit:
Misioni Departamentit Financiar në Bankën Credins Kosovë është të sigurojë hartimin dhe raportimin e drejtë dhe në kohë të situatës financiare të Bankës, duke u siguruar për zbatimin e të gjitha standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit e raportimit në fuqi. Ky Departament siguron hartimin dhe ndjekjen e planit të buxhetit vjetor të Bankës.
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm. Konkursi do të jetë i hapur deri me datë 13.02.2025.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: [email protected], dhe në subjekt shkruani pozicionin për të cili aplikoni.
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen deri me datë 13.02.2025.