Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s
Data e publikimit
29-01-2025
Data e perfundimit
14-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Konkurs për Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s
Eurogoma SHPK, shpall konkurs për pozitën Asistent/e Ekzekutiv/e të CEO-s. Në këtë rol, kandidati do të ketë mundësinë të punojë drejtpërdrejt me ekipin drejtues të kompanisë dhe veçanërisht me CEO-n e kompanisë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në menaxhimin ditor dhe strategjik të biznesit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Asistenca në menaxhimin ditor të punëve të drejtorit ekzekutiv,
- Organizimi dhe koordinimi i takimeve, udhëtimeve zyrtare dhe agjendave ditore,
- Komunikimi dhe koordinimi në baza ditore me degët e kompanisë si dhe stafin administrativ,
- Menaxhimi i komunikimeve të CEO-s, përfshirë emailet dhe korrespondencat zyrtare, si dhe raportimi mbi aktivitete të kompanisë,
- Komunikimi me brendet që i përfaqëson kompania,
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe përkushtimi ndaj detyrave të ndjeshme dhe të rëndësishme për biznesin.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë bachelor,
- Përvojë së paku 3 vjeçare e mëparshme si Asistent/e Ekzekutiv/e ose në role të ngjashme,
- Njohuri të avancuara në gjuhën shqipe dhe angleze, me aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur,
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës,
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet kohore,
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office.
Çfarë ne ofrojmë:
- Një ambient pune të ngrohtë, dinamik dhe profesional
- Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
- Pagë konkuruese
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV-në së bashku me një letër motivimi në këtë e-mail adresë: [email protected]
Është përparësi nëse aplikimit i bashkangjitët së paku një letër rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.
Afati i fundit për aplikim është: 14 shkurt 2025